| E shtune, 13.02.2010, 07:56 PM |
ANTONIO BANDERAS/1960-
ekzotik.Duke i shikuar rolet e tij në Teatrin spanjoll, Banderas tërheq vëmendjen e regjisorit Pedro Almadovar që jetonte dhe vepronte në Holivud.Ai e angazhon aktorin e ri në filmin’Labirinthi i pasionit”/1982/, i cili aktron edhe në filmin tjetër të regjisorit të njejtë me titullin”Ligji i dëshirës”/1984/, për t’ u dalluar edhe si një aktor i ri dhe me tipare karakteristike.Pas rolit në filmin”Matadori”/1986/, Banderas bëhet një yll I pashuar dhe një djalosh shumë i njohur i nënqiellit filmor amerikan nga i cili priten edhe role të tjera impozante, siç ishte edhe ai nga filmi”Zonja nervoze”/98/.Gjithashtu luan një rol fenomenal edhe në filmin “Atame”ku e shohim si psikopat që kidnapon një femër.Filmi që e ngriti në Zenitin më të lartë është “Mbretërit e Mambos” ku luan bashkë me të madhin Armando Asante e në të cilin realizon një rol vërtet monumental ku shquhet për aftësitë e tij të mëdha artistike dhe dramatike.Në atë film Banderas interpreton një emigrant kubanez i cili emigron në “tokën e premtuar”, një ëndërr e kahmotshme edhe për popuj të tjerë që vuanin nga regjime të ndryshme totalitare.Në filmin”Filadelfia”shkëlqen bashkë me Tom Henksin e shquar i cili ishte infektuar me virusin e Sidës, për të mbetur i paharruar edhe në filmin e Najl Xhordanit “Intervista me vampirin” në të cilin luan një rol tjetër fenomenal, atë të vampirit kryesor e ku luajnë edhe:Bret PitëKristian Slejter dhe Tom Kruz, të cilët gjithashtu arrijnë famë botërore me filmin në fjalë.
ai kishte qenë i detyruar të hakmirrej në mënyrë të veçantë ndaj vrasëseve të së dashurës së tij , në mesin e të cilëve kishte qenë edhe vëllai i tij kriminel/Joakim Almadeira/.Banderas interpreton një rol markant edhe në filmin”Vrasësit profesionistë”në të cilin luan bashkë me aktorin e madh Silvester Stalone.Në këtë film, edhepse kishte një rol negativ, Banderas na mbetet në kujtesë të përhershme.Në filmin”Maska e Zoros”interpreton një rol legjendar të një luftëtari të lirisë njerëzore, aq më tepër kur duhej të hakmerrej për vrasjen e vëllait të tij të cilin ia kishin vrarë në mënyrë të pamëshirshme.Banderas, bashkë me Entoni Hopkinsin/Zoron e vjetër dhe vajzën e tij/Ketrin Zeta Xhons/ krijojnë një film epokal aventuristik i cili shquhet ndër krijimet më kulminante të aktorit të ri Është tejet e pabesueshme ajo që u tha në fillim të këtij shkrimi , por shumë e vërtetë se Banderas për një kohë shumë të shkurtër i kishte realizuar mbi 40 filma ndër të cilët duhet përmendur edhe:”Lumi i bardhë”, “Labirinthi i pasioneve”, “El Kaso Almero”, “Senjor Galindezi”, “Los Zankos”, “Kaso Kerado”, “Gjyqi i Faraonit”, “Deliriumi i dashurisë”, “Njëzet e shtatë orë”, “Ligji i dëshirës”, “Kënaqësia e vrasjes”, “Balon rush”, “Kundër erës”, “Paloma e bardhë”, “Terra Nuova”, “Gruaja në shi”, “Njeriu i quajtur Benito Musolini”, “Dispara”, “Katër dhomat”, “Kurrë mos fol me të huajt”, “Trupi” dhe “Na ishte një kohë në Meksiko”.