Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vlerësohet Ilir Muharremi - Teksti më i Mirë i Vitit

| E shtune, 13.02.2010, 08:37 PM |


Revista “Parajsa” e cila del në  Shqipëri, ka vlerësuar tekstin e kritikut të  teatrit dhe arteve figurative Ilir Muharremi, si tekstin më  të  vlerësuar të  vitit që  lamë pas. Bë het fjalë  pë r shkrimin kritik “Jetullah Haliti: Artisti i së kuqes, bardhës kaltërtës”. Ky tekst ka të  bëjë  me analizë n dhe kritikë n e pukturave, grafikave dhe fotografive, të  cilat janë  ekspozuar para disa ditë ve në  Universitetin mbretëror “Iliria” në  Gjilan. Në  shkrimin kritik Muharremi është  fokusuar tek ngjyrat e artistit Haliti dhe më  e preferuara është e bardha, ngase kjo ngjyrë është tek veza, tek sinqeriteti, pafajësia, tek vellua e nuseve, tek gëzimi, hareja, tek plisi, tek qefini i Rugovasevë, dhe jo rastësisht  Eti e gjen shpirtin e tij tek kjo ngjyrë. Kjo ngjyrë e pastër, pasqyron edhe pastërtinë, ose thënë më bukur fshinë brengat, vuajtjet, na liron nga energjia negative, andaj Eti më shumë e gjen sekretin e artit tek kjo ngjyrë mistike, kjo ngjyrë engjëllore e cila mban edhe aromë të engjëjve.