Cikël poetik nga Skënder R. Hoxha
SKËNDER R.HOXHA
(Cikël poetik)
(Fletë ditari: Adhurim i pashuar)
1. TRI DASHURITË…
(Zef Serembes)
Të falem o i madhi Zef
Poet popullor të thanë
Ishe dhe mbete engjëll
Pate tri dashuri
Të mëdha –
Që edhe vetë Zoti i la:
ATDHEU
VASHA
NATYRA…
Kurrë s’ka tjetër
Më me vlerë se këto.
Në përjetësi
në pavdekësi
lumturohu
vazhdo këndo!
2.VJERSHË
PËR VJERSHËN TIME
Dikur
Në virgjërinë time
Dhe të saj
Një dashnore
- Në ferr e në parajsë
Jam me ty –
Më thoshte!
Më dukej vetja Dante,
Atë e quaja Beatriçe
Edhe pse emrin
E kishte Zezonë…
Atëherë
Një vjershë e pata shkruar
Për të
Dhe botuar në gazetë
Nga kohë e largët
E ruaj në kujtesë
… dhe ja ajo vjershë:
PA TITULL
/Akrostik/
Besën që më pate dhënë ngutas
Emrin tënd në Mua e skaliti
A thua Lulet e Parajsës kush i këputi
Tani dashurinë time veniti
Roje nate shpesh do të bëhem
I tretur n’vetmi për t’vërtetën
Ç’faj kam për Lojën tënde të Marrë
E më nuk do të jem i verbër
Sonte do të zbrazi Fundin e Gotës…
3. ZEMRA IME
As natë as ditë
Nuk
Pran
Së
Rrahuri
Z e m r a
Ime
Për ty.
Në tik - take
Jete
Kur
Kam
Gëzime
E
Hidhërime
Ajo rrah
Për
TY…
4. SYTË E MI
Të etur
Të tretur
Në vegim
Në largësi
Do
Të
Të
Kërkojnë
Edhe
Në
Grahmën e fundit
Kur tis i amshimit
Mbulon!
5. FUNDVJESHTAT
S’i doja
As atëherë
Kur ishim
Të hareshëm
E mbaj mend -
Një fundvjeshtë
Na ndau
Përgjithmonë!!!…