Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sami Islami: Londra e kontrasteve

| E enjte, 11.02.2010, 09:49 PM |


LONDRA E KONTRASTEVE 

Aty ku me javë s’e sheh diellin
Aty ku ndahet lindja me perëndimin
Aty ku kënaqësia shpirtërore shpesh mungon 
Aty ku paraja është patron
Aty ku jeta gjallëron prore
Aty ku fliten 200 gjuhë botërore
Aty ku urat mbi Temzë anët e qytetit  bashkojnë
Aty ku popujt e gjithë  botës bashkëjetojnë
Aty është vendi që njihet për biznes...
e kulturë
Londra është një botë në miniaturë
Aty ku e vjetra i rri përballë  së resë
Aty ku shtëpitë i ngjajnë njëra- tjetrës...
si veja -vesë
Aty ku zhurmën e makinave zogjët  e kanë e mëri
Të cilët,  vetëm në parqe të shumta gjejnë qetësi 
Aty ku nuk të zë syri askund dallëndyshe
Aty ku edhe kumriat këndojnë ndryshe.
(Jo siç këndojnë në Arbëri)

Sami ISLAMI

Londër, 10.02.2010