Ramiz Dërmaku
INTELEKTUAALIT, ANALISTIT, GAZETARIT, DHE ATDHETARIT XHEMAIL MUSTAFA.
Për ty o Xhemail Mustafa
Çau tërë Kosova
Çau tërë Shqipëria
E çau diaspora.
Pena jote
Lëshonte rreze jete
Që s’ndaleshin kurrë
si valët në dete.
Shetisje rrugëve të Prishtinës,
i pa trembur e krenarë,
u ndeshe me shkaun e shkines,
që rrahte e vrante shqipëtarë.
Edhe pena jote
Shumë u torturua,
por para armikut,
kurrë su nënshtrua.
Shkrimet , komentet,
e analizat tua,
ishin një udhërrëfim,
se si duhet veprua.
Ty o intelektualë,
Ty o poetë , Ty o gazetarë,
S’të frikësoj tanku e as topi,
I armikut gjakatarë.
Për Ty o atdhetarë,
për ty o hero,
për ty o pishtarë
do të mësojnë fëmijët
nga klasa e parë.
Me emrin tëndë
Sot krenohet Podujeva,
krenohet shqiptaria,
i tregove armikut,
se si fitohet liria.
Emri i juaj
S´do të harrohet për jetë
Në historinë kombëtare
Gjithëmon vend do të ketë.
Punuar me 5.o2.2010