Faton Krasniqi u lind më 27.06 1982, në Kamenicë-Republika e Kosovës.
Për vërejtje e këshilla,ju lutem më shkruani në email adresën : fatongrofi@hotmail.com (Autori)
Faton Krasniqi
AROMË VJESHTE
Do e marr rrugën
Do e vazhdoj kështu i plagosur
Plagët e shprtit le të m`i freskoj
Aroma e vjeshtës
Unë bredhi nëpër malin
Që i bien gjethet e kafta
Më mungon zjarri i syve të tu
Buzët që më ipnin mjaltësi
Shiu i vjeshtës më përcjell
Me rrebesh e me stuhi
Ti nuk do të rrish e bukur
Sikur dje mbi ty do të peshojnë
Vitet e ti nuk do t`u bësh ball
E dëlirë shpirt bardhë do të mbetësh
Mëkatari yt do të vuaj dënimin
Lotët e tu do do t`i rëndojnë
Mëkatet e tij
Robi i zemrës tënde
Do të robërohet
Po ti mos ua jep shpirtin e bardhë
Njerëzëve të fëlliqur
Në oden time jetoj si hije
Midis kujtimeve për ty
Dyert tona janë mbyllur
Me çelës e me dry
NARKOMANIA
Një pleiad bandash e kusarësh
Në këtë kohë defiluan
I pamë me sy maskarenjtë
Fytyrë prishur e të dehur
Shëtisnin nëpër rrugë me pusa uji
Pijen që e pinin e shanin
Bukën që e hanin e villnin
Nënat që i lindën i mallkonin
Baballarët flokëthinjur
Me lot për ta qanin
Vëllezërit e motrat tregimin
Pë ta nuk donin ta dëgjonin
LABILI
Kripa ishte po askush
Nuk e deshi
Edhe milingonat nga ajo ikën
Po ajo ishte
Sheqeri ishte pak më larg
Mbas ti vrapuan të gjithë
Po të gjithë s`mund ta mbërrinin
Dhe disa iu kthyen prapë kripës
Po kripa nuk ishte më aty
Kishte të tjerë që vuanin për të
EMRA GRASHË
Mbretëresha Teutë
Udhëhoqi Ilirinë
Zhana D`Ark
I solli Francës lirinë
Marigona qëndisi
Flamurin kuq e zi
Anna Komnena princesh
Bizantine me hijeshi
Sa emra femrash u futën
Në histori
Por shumica e tyre
Për marrëzi
DYSHIME
Janë krijuar dyshime
Dyshimet
Lindën paragjykime
Paragjykimet
Nuk gjykon drejtë
Drejtësia
Mbeti e pa drejtë!
DIKU N`BALLKAN
Psalmet
Dëgjoheshin nga
Shurdh-Memecët orator
Rrethi vicioz
Sillej n`katror
Diletantët qanin
Për Martirë e Dëshmorë
Breva gërryente
Etnosin popullor
Habitati nxirrte
Nga shtëpitë
Pronarët ligjor
Kreshnikët nuk mbanin
Flamurin gjashtë yjesh
Në dorë
Kuzhinjerët përgadisnin
Mësuesit e historisë
Pë orë
Narcizoidët mbulonin
Me gur e hi
Figurat e rëna për liri
Kriminelët punonin
Në gjyqësi
Hajdutët digjnin flamurin
E të shenjtës Dardani
Hoxhollarët para se të
Thirrnin ezan
Ftonin qytetarët për
Tubim elektoral
MOS E KËPUT LULEN
Mos e këput lulen
Vetëm sa për t`ia
Mykur aromën
Mos e këput lulen
Vetëm sa për ta ndarë
Nga shoqet
Mos e këput lulen
Vetëm sa për t`ia tharë
Shkëlqimin
Mos e këput lulen
Vetëm sa për t`ia ndalë
Rriten
Këpute ate vetëm kur
Ti mendon se nga këputja e saj
Do të fitosh
Ti
Lulja e
Ajo
ÇDO DITË
Çdo ditë sulmoj
Kohën
Me të rrahurat e zemrës
Sime
E koha më sulmon
Më forte mua
TRE DEPUTETË
Na ishin tri lagje
Në një qytet
Që të triat kishin nga një
Kandidat për deputet
Kandidati i lagjës së parë
Ishte hajdut me nam
Kandidati i lagjës së dytë
Ishte kriminel ordiner
Kandidati i lagjës së tretë
U shiste substanca narkotike
Të rinjëve në qytet
Fundi ishte :
Që të tre
Fituan nga një ulëse në parlament
Dhe u betuan
Se së bashku kanë për të punuar
E Kosovën përpara kanë
Për ta çuar
IDEALI
Kur mungojnë
Njerëz idealist
Në këtë botë
S`ka rëndësi
Po së paku
Mos të ketë
Përbuzës të idealeve
LIMONAT
Jam lodhur nga
Monologjet mërzitëse
Nga dialogjet bezditëse
Nga prologjet neveritëse
Nga epilogjet tronditëse
Jam lodhur nga kjo Demon-Kraci
Që shumë u tha e asgjë s`u bë
Jam lodhur nga zërat e limonave
Të shtrydhur që aq shumë
Flasin për liri e pamvarësi
E që në fakt janë po k`ta njerëz
Që u mërzitën për prishjen
E sistemit Jugosllavi…
EGNATIA
Udhëtarët e Via Egnatias
Te Hani i Dy Robertëve
Pushonin
E në Damastion
Ujë gurre pinin
Rrugëtimin për në
Nuovo Monte vazhdonin dhe
Në Ulpianium tregëti bënin
Po veshje që kishin
Lakmi edhe sot do ua kishim
Petkat e tyre të bukura
As rrugëtimet e tejzgjatura
Për në Naissus
Nuk ua prishnin
TY
Unë i rezistoj Apokalipsës
Po si të rezistoj ty!?
Odisea e deshi Penelopen
Po sa e deshi Penelopa ate ?!
Apokalipsë s`je ti!
E nëse ky rrugëtim na shpije
Deri në ofiçari
A do të thërrasim Dëshmitarë
Famulltarë apo Fallxhi?
E pas kësaj do të luajmë
Një Kazaçok Kozakësh
Apo një vals për tonën dashuri?!
BOEMI
Nga harrimi i pjellur
Që moti decenie më pare
Brofi endacaku boem
Shëtiti andej e këndej
Matanë e këtanë
S`fliste asgjë më tepër
Se shume vite më parë
Fjalët e tij me një palë
Gishtrinjë i numëronim
Po pesha e tyre
Nuk mund të mbahej
As me miliona duar
PYESIN
Tani pyesin
Shumë luftëtarë
Humanistë
Artistë e sportistë
Pse sakrifikuam
Aq shume dje!
Ndërsa sot askush
S`na njeh!?...
SEMIRAMIDA
Semiramida shëtiste
Në kopshtet e saja madhështore
Dhe mbillte farën e mirë
Në tokën e Babilonisë
Semiramida mbushi vendin
Me aromë orkideje
Semiramida freskoi
Kokat njerëzore
Me aromat e pa imagjinuara
E të pa nuhatura më parë
Nga hundët e nxanura leshatore
KALËRUESIT
Kalëruesit e urrejtjes
S`e vrasin kultin e
Ndërgjegjies
Ata rrinë
Hanë
Pinë…
Dhe zgjohen atëherë
Kur e shohin se është koha
Të kalërojnë
As Kur`ani as Bibla
S`u hyn në funksion
Si ushqim të përditshëm
Urrejtjen kanë
(AR)MIQËSI
Unë jam miku
I territ
Terri
Është armiku im
Tash këtë po e di
Mbase e kuptova
Këtë ndodhi
Unë do ta thyej
Menjëherë këtë miqësi
Do të dal në shitoren
Përballë të blej një qiri
OTRANTOJA
Drejt kanalit
Të vdekjes
Lundrimin filluan
Me barkën e stërngarkuar
Edhe një ditë zie
Kalendarit kombëtar
Ia rrumbullaksuan
Otrantoja e trazuar
Në thellësinë e vet
Mban dhembjen e paharruar
ËNDËRRIME
Ëndërrojmë e ëndërrojmë
Kohë të mire e me diell
Me të korra e të vjela
Ëndërrojmë e ëndërrojmë
Pallate luksoze e të holla në
Kontot bankare e villa
Në fshatrat malore
Ëndërrojmë e ëndërrojmë
Pushime të bukura nëpër
Bregdetet botërore e ato
Dimërore në bjeshkët malore
Ëndërrojmë e ëndërrojmë
Shetitje shoqërore nëpër
Vendet historike e
Muze ndërkombëtare
Ëndërrojmë e ëndërrojmë
Të nesërmen dikushi të jemi
Po punën nuk na e do dhe
Prandaj mbesim këtu ku jemi
PLIS BARDHI
Mjekër bardhë
E me rrudha në ball
Plis bardh të mbështjell
Me shall
Me tirqi gajtanli
Me llullë e kuti duhan
Mikëpritës e bujar
Figure tipike e
Plakut shqiptar
ASGJË S`JE MË
Dora jote
Zemra jote
Fjala jote
Dikur ishin perandori
Pushtuese e qenies sime
Tani
As sëmundje
As jetë
As vdekje
Më nuk je për mua
IMPORT-EKSPORT
Jemi pak punëtorë
E pak punojmë
Edhe hudhra,feferon e gjilpëra
Nga Kina e largët importojmë
Po këto kemi mundësi
Vetë t`i kultivojmë
Se tokës sonë e tërë bota
Lakmi ia kanë
E ne në tezgat e
Tregut të ri
Më shumë shesim ide
Se sa mall për myshteri
1244
Nuk e di pse kërkojë
Krijimete brishta të
Pararendësve të mi
Nuk e di pse dua të kopijoj
Diçka të dhimbshme nga të tjerët
Kur në vete i kam të gjitha
Figurat Tragji-Komike
Vet isha humbësi
Vet isha fituesi
Damarët ende më ruajnë
Gjakun e stërlodhur
Mendja nuk më harron asgjë
Ajo i ruan me xhelozi
Gjërat e kurorëzuara me
Trishtimin e viteve të kaluara
Gjamë nuk e kam ndërmend
Që të lëshojë
Gjurmet e skenës sime
Dalngadalë po shlyhen
E labirinthet para meje
Kërkojnë zgjidhje
Orët e pa mbytura
Kërkojnë të mbyten
Sa më parë
Në fytyrë rrudhat po shtohen
Mbi supe barti ndodhitë
E nëpërkëmbura ndër shekuj
Në këmbë nuk besoj se do
Të bartë edhe më tej numrin 1244