BILALL MALIQI
KOHËT I VARGËROVE
(Demir Krasniqit)
Kohët i vargërove
Me mijëra herë
Penën e shtrydhe
N’pentagram
Aty ku notat
Bashkë me tëndin zë
Tingëllojnë
E këndojnë vetëm shqip
Sa e sa vargje tuaja
Varen n’tela të çiftelisë
Shkëndija drite lëshove
Nga “Mallëngjime e oshtima”
Nëpër urë qëndrese
Kalove
Për t’i falur atdheut
“Diell lirie”
Një dyzinë vitesh
Fale dritë e rritë
Hej, rrallë koha pjell
Legjendë të gjallë
O mjeshtër pene
E zë bilbili…
*Poezi kushtuar këngëtarit, rapsodit, kompozitorit, krijuesit e publicistit Demir Krasniqi me rastin e 60-të vjetorit të lindjes…