Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhafer Leci: Telegram ngushëllimi - Familjes te Xhelil Pajazitit

| E marte, 09.02.2010, 10:12 PM |


TELEGRAM NGUSHELLIMI

Familjes te Xhelil Pajazitit

Me dhimbje mësuam për vdekjen e papritur dhe të parakohëshme të Xhelil Pajazitit.

FAMILJES PAJAZITI I SHPREHIM NGUSHELLIMET E SINQERTA.

Kam pasur nderin ta pres në shtëpinë time  Xhelilin, në Köngen, në Gjermani. 
I urte, i çiltër dhe dinjitoz.

Ne, mërgimtarët, që kemi ndjerë nga afër shuarjen fizike te Kadri Zekës me shokë, humbja e tanishme e vëllait të Tij, Xhelilit, therë në plagën tonë të hapur tri dekada më parë

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës tonë.

Me respekt e dhimbje  -  Xhafer Leci, Kirchheim-Teck, Gjermani