Nga Dr. Përparim Demi (Bukuresht)
Sipas mendimit tim, problemi i afersis ndermjet gjuhes rumune me ate shqiptare duhet pare ne tere ansamblin historik te zhvillimit te gjuheve /dialekteve te Ballkanit. Fenomenet gjuhesore nuk jane te rastit, te vecuara ose lokale, kane nje vijushmeri dhe lidhje te brendeshme qe e kane origjinen ne vjetersine e tyre. Evolimet fonetike rajonale, fjaleformimi dhe transferimi konceptual, funkcional i tyre, jane te lidhura me perceptimin dhe zhvillimin shoqeror ne kuadrin historik te sejcilit vend. Tre dialektet e konservuara ne teritorin ballkanik, gege-tosk dhe vllah me tere vecorite specifike lokale, jane nje deshmi e qarte e vitalitetit te ghuhes Iliro-Trake, qe mbijetoi te gjitha invadimeve kohore dhe na çfaqet si nje kulture madhore me nje potencial aktual i fuqishem nen perspektiven e zhvillimit tone shoqeror/kulturor.
Shkenca gjuhesore boterore sot ka bere zbulime te medha dhe sa vjen e me teper po i afrohemi te vertetes, qe me aq mundim politikat e fuqive te medha te koherave jane munduar ta fshehin per 2000 vjet me radhe. Perandorit e medha si Romake, Bizantine, Osmane e deri tek shtetet shovine greko-serbo-sllave etj., jane munduar te transformojne historine ne mjet dezinformimi per qellime te caktuara dhe per evidentuar ne menyre te egzagjeruar (shpesh te pavertet) kontributin e tyre ne zhvillimin e kultures Evropiane. Demaskimi i ketyre manevrave pseudoshkencore, fallse dhe keqdashese ndaj kultures se vertete, u be nje nga subjektet kryesore te rilindasve dhe te intelektualve te sotem, qe luftojne ne afirmimin e te vertetes historike dhe ne konsolidimin e identitetit kombetar te popujve tane. Kuptohet nga ana tjeter, forcat regresive te perfaqsuara nga akademite ose instrumente te qarqeve te caktuara politike veprojne dhe sot me intensitet per te mbytur cdo inisiative dhe çdo zbulim te ri ne kete drejtim. Konsumohen fonde te konsiderueshme ne kete drejtim dhe korupsioni intelektual ndodhet prezent kudo ku gjen teren te pershtatshem.
Gjuha latine e krijuar para 2000 vjetesh mbi bazen e gjuhes iliro-trake nuk arriti te kthehet ne gjuhe e gjalle e perdoreshme ne popull. Po keshtu gjuha greke, e krijuar ne shek.IX-te, vetem me anen e forces dhe diktatures ne fund te shek. XIX-te, arriti te shpallej si gjuhe e detyrueshme nacionale dhe iu imponua popullit "grek" (dmth vllaho-shqiptar) me represione, gje qe vazhdon te aplikohet ne forma te ndryshme dhe sot ne Greqi. Esenca e kesaj politike eshte shkombetarizimi i popujve autohtopne te Ballkanit, ne favor te shteteve greko-sllav. Une nuk jam gjuhetar, por nje njohes i shume dialekteve te rajonit. Gjithashtu kam perjetuar familjarisht represionet dhe keto politika shkombetarizuese. Ndjek me vemendje zhvillimet e kohes dhe mundohem te kuptoj tendencat e kohes ne kuadrin historik te etapes se sotme. Bindjet e mia mbi vazhdimsine e zhvillimin te kultures trako-ilire deri me sot i bazoj ne experiencen dhe bagazhin kulturor qe kam trasheguar dhe qe kam formuar ne kontakt direkt me kulturen tone te perbashket.
Eshte e pamundur te fshehish ngjashmerit gjuhesore, folklorike dhe kulturore te popujve tane autohtone qe nga Sicilia e deri ne Moldavi dhe qe nga Izmiri e deri ne Dalmaci. Eshte bere tashme nje fakt i qarte per gjithe studiuesit e vertet, se eshte apsolutisht e pamundur perkthimi i shkrimeve te vjetra antike duke perdorur si instrumente dialektet trako-ilire (toskerisht, gegerisht, arberesh, arvanitas, vllah dhe rumun). Nje gjuhe preegjyptiane dhe premesapotame, e cila dha kontributin e vet ne formimin e sanskritishtes, nuk mund te vdese dhe te mohohet ne pafundesi. Vet themeluesi i kultures se faraoneve quhet THOTI (ai qe u foli dhe u dha alfabetin egjyptianeve te lashte) i ardhur nga Iliria. ELENA, gruaja e braktisur (e-lena), AJAKS personazh gjaksor (gjaksi), ALEXANDER (a le si n'ander) e ema nga Epiri e pa ne ender para se te lindte - thote legjenda. Ne te gjitha gjuhet evropiane numerimi fillon me UN dhe vetem ne gjuhen shqipe kjo fjale eshte peremer vetor numer njejes - njerezit e lashte kur numeroheshin e fillonin numerimin nga vetja. Athina ne shkrimet e vjetra shkruhej ETHENA (e thena - dmth e lene me fjale, amanet). TROIA - troje, truall i shtepise, ne dialektin geg. PLAKA - lagjia me e vjeter e Athines e ndertuar qe nga shekulli i IX-te nga 15000 familje shqiptare te zbritura nga veriu me dekret te perandorit, per te mbrojtur tokat nga invazioni Venedikas.
Shembuj te tille jane te shumta dhe i gjen ne shume shkrime te gjuhetareve te njohur (literatur "e ndaluar" dhe e pa publikuar ne vendet e Ballkanit) prandaj nuk po zgjatem me. Nese dikush eshte i interesuar mund ti rekomandoj bibliografine ku te lexoj te vertetat e fshehura. Eshte me interes te njiheni me Panteonin e DODONES (qytet antik prane Janines mije vjecari i dyte para eres se re) qe te kuptoni se si u pervehtesua ne panteonin e Olimpit dhe me tej ne ate te Venusit romak. Psh. me beri pershtypje nje dokumet - letra e Piros se Epirit drejtuar konsullit romak para betejes, ku pershkruan me doren e tij origjinen tij nga familja e Akilit. Po keshtu dokumenti qe tregon se kur u pushtua Ambrakia (Preveza e sotme), dhe si u plaçkit Epiri. 15000 statuja mermeri u çuan ne Rome atehere (nje pjese e tyre jane akoma aty dhe kane hyre ne fondin kultural roman). Statuja e Apollonit (pa koke) ne Luver e zhvatur nga Apollonia (qytet antik prane Fierit), etj.
Pra kush e ngriti kulturen antike europiane, greket ? cilet grek? romaket? cilet romak? Jane pyetje te natyrshme kur ke parasysh vjetersine kesaj kulture Iliro-Trako - pellazge - 30 mije vjecare, e dokumentave dhe te zbulimeve arkeollogjike etj., ku momenti i fillimit te ashtuquajtur periode greke antike i perket nje historie moderne qe fillon nga shek.VI-te para eres se re e deri me sot (dmth 2600 vjet).