Në 60 vjetorin e lindjes sime:
VARROSJE PËR SË GJALLI
Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi
Stuhive t’ murrlanit
U nisa t’ ia dal ,
N’ krah t’ këngëve t’ vatanit
U ngjita n’ piedestal .
Pas stuhisë s’ murrlanit ,
Artisti kombëtar –
Bredh rrugëve t’ Gjilanit
Ballëhapur - krenar !
Refreni:
Pse ua mësova nxënësve , këngët e Atdheut –
Trimat legjendarë , që prej Skënderbeut ,
Flamurin kombëtar dhe Ismail Qemalin ,
Për Adem Jasharin , Agim Ramadanin?!...
Kush më ndau nga nxënësit ,
Kush ma vrau ditarin ,
Kush ma vrau këngën ,
Çelësin , pentagramin?...
Kush ma vrau dijen ,
Zemrën kush ma kalli ,
Kush ma vrau familjen ,
M’ varrosi për së gjalli ?
Refreni:
Pse ua mësova nxënësve, këngët e Atdheut...etj.
N’ agun e lirisë –
Një bushtër barbari ,
N’ vitet e pleqërisë
Më ndau nga ditari !
O, Atdhe me kreshta ,
A mos bëra krim?
Pse aq fort të deshta –
Mora këtë dënim?!
Refreni:
Pse ua mësova nxënësve , këngët e Atdheut...etj.
Gjilan, më 10.02.2010. Demir KRASNIQI