KJO ESHTE LIRIA E JONE
DIKUSH KA DHENE SHUME PER KOSOVEN DHE SKA MARR ASGJE !
KURSE DIKUSH SKA DHEN ASGJE PER KOSOVEN DHE KA MARR SHUM !
Nga Arben Gjinaj
Masakra ne Korenic dhe Meje , e ber me 27 prill te vitit 1999 , është e njohur jo vetëm për opinionin shqiptar, por edhe atë ndërkombëtar . Çmendurit mizore serbe gjate luftës ne Kosove tentuan ti shfarosin te gjithë burrat dhe familjet e Rekes se keqe, fshatra këto qe gjenden pak kilometra larg qytetit te Gjakovës, ne afërsi te kufirit me Shqipërinë. Ne ketë masakër , e cila konsiderohet si me masivja gjate luftës ne Kosove, janë vrarë 377 persona, ku shumë prej tyre te pa identifikuar ende deri me sot. Shfrenimi jo njerëzor i regjimit te egër serb u përpoq te zhdukin gjurmët , qofte edhe duke i djegur trupat e te vrarëve ne Batajnicen fatkeqe afër Beogradit .Banoret e mbijetuar te kësaj zone, edhe dhjet vjet pas luftës kanë plage te pashëruara, duke pritur eshtrat e me te dashurve te tyre .Lotët e nenave ende nuk janë thare për fëmijët, bashkëshortet, dhe baballarët.
Njëra nga familjet qe e ka përjetuar me se vështiri egërsinë e pushtetit serb është familja Prendi nga Korenica . Kësaj familje iu vranë ,masakruan dhe iu zhduken 10 anëtar.
Personazhi me tragjik i kësaj historie te dhimbshme është lokja , Zoje Prendi. Nga shtat djem sa kishte, pesë prej tyre iu vranë dhe zhduken, ndërsa vetëm dy i shpëtuan duke iu fal emigrimit te me hershem ne Zvicër.
PES DJEM SI PES LULE . Pesë fotografit e vendosura ne muret e shtëpisë se lokes Zoje, ishin pesë demete qe policia dhe ushtra Serbe ia vrau. Pesë djem, si pesë lule te pranverës,lokja Zoje ia fali lirisë se Kosovës, te cilën ne ,te gjallët po e shijojmë sot. Ajo e plakur ne fytyrë, jo nga mosha ,por nga mërzia për bijet e vrarë . Zoje Prendi ,69 vjeçare, na priti një te diel ne familjen e saj. Meqe ishim ne kohë festash te Krishtlindjeve dhe vitit te Ri. Me tu ulur ne shtëpi ,u munduam t´iu urojme festat .Por lokja Zoje u mbajte e fort, ajo pasi na falënderoi lëshoi një ofshamë dhe na tha: ? Për mua nuk as feste, as dritë as diell, nuk ka as natë, dhe as liri ,e pavarësi. Për mua gjithçka është terr e zi .Nuk ka as gëzim as festa por vetëm hidhërim dhe lot?
Sado qe lokja Zoje u mundua te behej e fort, lotët e dhembjes e tradhtonin. Nuk ishte e lehte kjo as për ne qe shkuam. Dhe lotët e dhimbjes binin si pikat e shiut ne vere.
SI U MUAREN DJEMT E LOKES ZOJE ? ? Ka qen dite e marte, 27 prill1999. Shtëpitë tona janë pak sa jashtë fshatit dhe atë dite nuk dinim asgjë se çfarë po ndodh ne fshat .Papritur kemi pare fshatin tek sa i dilte flaka. Kemi dëgjuar krisma automatikësh dhe britma te njerëzve. Roberti ( djali i gjashte) tha se po del te shikoi deri tek fqinjët se diçka jo e mirë po ndodh. Nuk vonoi shumë dhe u kthye ne shtëpi. Na tha te dalim gjithë ne rrugë se po na ndjekin. Kur kemi dal ne rruge , afër pompës se benzinës ne fshatin Meje ,Gjergjin djali i vogël 20 vjeçar e qe e ngiste Traktorin ,edhe atë e zbriten ne toke dhe pestë fëmijët e mijë i rreshtuan ku i kishin ndarë te gjithë burrat e fshatit .Këtu jua pash fytyrën për herë te fundit? kujton lokja Zoje ditën e kobshme kur i la djemtë ne duart e barbareve serb.
Dhjet vjet pritje për kthimin e kufomave, thotë lokja Zoje. Dhimbje thotë ajo nuk u be vetëm vrasja por edhe për gjetjen e eshtrave te tyre. Dhjet vjet iu deshën Lokes Zoje te pres për te konfirmuar dhe rivarrosur eshtrat e bijve te saj. Teksa lokja Zoje fliste me dhimbje dhe lot , afër saj qëndronte bija , Florja e cila bashke me bashkëshortin Lek Markun janë ata qe përherë i qëndruan me se afërmi lokes gjatë këtyre 10 vjet dhimbje .Vetëm Zoti e din thotë lokja Zoje si i përballova këto vrasje. Për te mos na lan te qet as kështu te vrarë pushteti serb na vret prapë. Ai çdo dy vjet na sjell vetëm nga një kufomë. Kjo është pashpirteshmeria e tyre . Ata bejn krejt çka muajin vetëm te na lan plage edhe ne shpirt ? thoshte motra Flore dhe saktëson edhe vitet e kthimit. Me 30 tetor thotë ajo e rivarrosem edhe vellan me te ri Gjergjin 20 vjeçar .
Ndërsa lokja Zoje derdh lot edhe për te vrarë te tjerë. Edhe ne familjen e saj te vajzërisë , asaj ne te njëjtën ditë po ne fshatin Korenic , familjes Krasniqi ju vranë dhe masakruan 9 anëtar. Njërit prej vëllezërve te mi nuk i ka mbetur asnjë djalë. Pesë djem te vëllezërve dhe katër te axhallareve ,po ashtu janë vrare. Te gjithë janë gjetur pos djalit te axhës Lazer Krasniqit ? thotë me dhembje ne zemër lokja Zoje. Edhe pse jo larg shtëpive tona janë varrezat ,lokja Zoje nuk ka zemër ti vizitoi. Nuk me mban zemra thotë ajo, pesë varreza , jo jo nuk mund ti shoh. Jam munduar te bëhem e fort për hir te fëmijëve dhe grave qe kam ne shtëpi , por çka me duhet unë te jetoj.
Nder pesë djemtë e kësaj nene dhe familje martire qe ranë për lirin e Kosovës , dy te medhenjet ,Sokoli dhe Vitori ishin te martuar dhe lan edhe fëmijë. Sokoli ka lan katër fëmijë. Bekimi (femiu i katërt i Sokolit) erdhë ne jetë dy muaj pas vrasjes se babait. Grat e tyre Palina dhe Kristina, ndonëse te reja ne moshë , flijuan jetën e tyre për fëmijët , dhe nuk ja kthyen shpinën shtëpisë se tyre.
Por pos gjendjes se rend ne shpirt kjo familje nuk e ka te lehte për te përballuar as gjendjen sociale. Ata qe na mbajnë thotë lokja , janë djemtë Mirashi dhe Gjeloshi te cilët ndonëse mbajnë familjet e tyre ne Zvicër ata kujdesen për te gjitha nevojat tona te jetës , shkollimin e fëmijëve, mbajtjen e familjes dhe kunatave dhe mua si nenë.
Nga ter kjo histori rrenqethese , nga ter këto dhimbje tmerruese te kësaj lokje dhe kësaj familje, si dhe te gjitha familjeve tjera qe e përjetuan me te keqen , duke prekur edhe ndërgjegjeje ton si shqiptar , për me te dëmtuarit për ata qe i dhanë Kosovës me te çmuarën ,mund te nxjerrim ketë konkludim :
Dikush ka dhen shumë për Kosovën dhe s?ka marr asgjë !
Dhe dikush s?ka dhen asgjë për Kosovën dhe ka marr shumë!
Kjo është Liria e Kosovës.