Nga Pilo Zyba
Kohët e fundit, një nga problemet që dëgjon në mënyrë të pa ndërprerë të diskutohet në lokale, zyra, në linjat e qarkullimit rrugor e deri në rangjet e larta ministrore është vetëm një: Rritja e pa ndërprerë dhe destabilizimi i çmimit të naftës. Ky fenomen i ka bërë qytetarët, firmat, korporatat, shtetet, të mendojnë gjithnjë e më seriozisht, për çmimin e “ arit të zi”.
Kësaj paqëndrushmërie i ngjitet vazhdimisht rritja e çmimeve dhe debatet politike në institucione e deri në parlament. Diskutimet e tyre për qëllime të caktuara e kanë çuar masën e gjërë të qytetarëve në çorroditje.
Gjëndja dramatizohet aq shumë sa disa amvisa arrijnë deri aty, sa të blejnë ushqime për një muaj apo detergjentë larës për gjashtë muaj. Për të qeshur por e vërtetë!
Këto veprime nuk njihen që nga Lufta e Dytë Botërore. Por le ti lëmë mënjanë veprimet individuale dhe të bëjmë një analizë e t’i përgjigjemi pyetjeve: Pse nuk po gjen stabilitet çmimi i naftës? Cilët janë faktorët? Cili është roli ynë në këtë “lojë”? Çfar thotë sot Banka Botërore, Banka Europiane, Fondi Monetar Ndërkombëtar?
Problemet janë të ndryshme e të thella, por, në këtë shkrim do të mundohemi të flasim për ato që janë më kryesoret, dhe që nuk janë pak.
Rrëzimi i murit të konkurencës Lindje –Perëndim, padyshim që është njëra nga pikat kyçe të problemit në fjalë. Rrëzimi i këtij muri prishi, destabilizoi, ekuilibrin botëror së pari ekonomik pa marrë parasysh të tjerat. Le t’i shoqërojmë me disa fakte të vogla.
Në lindje ra prodhimi në mënyrë drastike, qoftë ai ushqyes buqësor, apo industrial veshmbathje etj. Lindjes ju desh të kthente fytyrën nga perëndimi për makineri, termocentrale, fabrika me një teknologji më të përparuar e të kohës. Sot Ukrahinës i duhet të marri traktorin në SH.B.A. por një prodhim i tillë në Amerikë del me kosto 34 mijë dollarë të ardhura për frymë në vit, në një kohë që blerësi i saj në Ukrahinë për një vit merr 5 mijë dollarë. Në ditët e sotme 70% të këtyre shpenzimeve i përballon perëndimi. Nuk është kjo një mbipeshë prodhimi?
Vërtet rënia e lindjes ishte një domosdoshmëri, por sot pas 20 vjetësh botës i dalin të tjera probleme të pa parashikuara. Ato e shtyjnë botën drejt zgjidhjeve të reja imediate për t’ju shmangur një krize të rrezikshme.
“ Vëllai i vogël fukara”, kërkon sot nga perëndimi, jo vetëm lirinë e mendimit e të fjalës së lirë, por, në radhë të parë atë ekonomike. Ai u ngop me idetë e babait Rus, por barku i mbeti bosh. Sot ai i kërkon të gjitha së bashku, jetën e mirë, qejfet, rrugët e mira, energjinë elektrike, shëndetësinë etj, për të gjitha këto ai shikon nga perëndimi. Po të kemi parasysh, Perëndimit brënda një nate iu shtua një Europë tjetër po kaq, apo më e madhe, që kërkon ti marrë nga xhepi fitimet, duke i ulur mirëqënien e duke e futur në darën e krizës.
Tjetër problem është hapja e gërshërës kërkesë – ofertë. Ndërsa kërkesat janë gjithnjë në rritje, ofertat ecin me hapa të ngadaltë, kjo për shumë arsye. Harxhimet për gjetjen e burimeve të reja janë të mëdha. Dihet nga të gjithë që ato egzistuese nuk janë të përjetshme. Kjo pa dyshim që rrit koston.
Shto këtu teknologjinë e re bashkohore, fabrika, vegla shpimi etj. Vetëm këto të fundit i kanë ngrënë fitimit botëror 20%. Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se, OPEK- u duhet të rrisë prodhimin. Prodhuesit e mëdhej të naftës në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara, Arabia Saudite, Bahreini, Kuvajti, Katari, Omani kanë fituar vjet nga eksporti 410 miliard dollarë( kurse gazi 30 miliard dollarë). Këto vënde investuan në botë 230 miliard dollarë. Në këto vënde po ngrihen qytete të tëra përrallore siç është rasti i Dubai – t. Këto investime i kanë ngrënë ekonomisë 2 miliard dollarë. Vëndet prodhuese po kthehen në supërfuqi të çelsave të ekonomisë botërore. Bursa është në duart e tyre. Dhe tashmë ata, dinë ta luajnë kartën e tyre në tryezat ekonomike e diplomatike. Ata po kthehen pak a shumë në fuqi të pa varura. Ky zhvillim në këto vënde dhe rënia ekonomike në perëndim ka nxjerrë probleme të reja.
Shtojmë këtu rritjen me ritme të shpejta të ekonomisë në Kinë dhe Indi.Edhe për të bërë një analizë të vogël. Këto dy shtete janë një ingranazh i cili komandon lëvizjen e rritjes së kërkesave për naftë duke bërë të pa shmangshëm rritjen e çmimit të saj. Këto dy vënde kanë sot rritjen ekonomike më të lartë në botë,
përkatësisht 9.3% dhe 7.4%.
Problem destabilizues luajnë sot dhe SH.B.A. Rënia e dollarit, kontradiktat e saj në Irak, Afganistan, Venezuelë i kanë kushtuar rritjen e çmimeve 1.6% dhe rënien e zhvillimit ekonomok 7.3%.
Kjo bën që vëndi më i fuqishëm në botë të trondisë disi ekonominë botërore. Në këtë fushë Europa po tregohet e pa fuqishme. Ajo nuk po vë tonin e saj ekonomiko – politik por, të gjitha shtetet pjesmarrje nuk duan të prishin mardhëniet me Sh.B.A. për qëllime që dihen, apo të tjera që luhen në prapaskenë. Europa po lufton vetëm të mbylli plagët që hap Amerika në Afganistan, Irak etj. Lëvizjet ushtarake të NATO- s, nëpër pikat e nxehta të globit, apo luftrat, po i kushtojnë rritjes së mirqënies së popujve miliarda dollarë, pa marrë parasysh ndotjen e ambjentit dhe uljen e jetgjatësisë.
Një gjë është e qartë. Bota ka nevojë për naftë dhe, po kjo botë bën embargo në Iran e më përpara në Irak. Bëjmë një luftë duke parë më larg në Irak, por që na kushton shumë e tani duam vite të vëmë në lëvizje ingranazhet e saj, që shkatërruam. Mendojmë për nesër, pa menduar që për të vajtur te ajo, duhet të kalojmë nëpër rrugën që e ka emrin, e sotmja. Metoda e prishjes për të ndequr nuk jep rezultat por, prap proferohet si rruga e vetme dhe më e mirë e zgjidhjes së problemeve.
Ka fakte që të çudisin. Dy naftë mbajtëse të mëdha të mbushura që në pranveren e vjetshme, çdo njëra prej mban me lëndë djegëse Europën 10 ditë, qëndrojnë të ankoruara për gjashtë muaj. U ngarkuan kur çmimi i një fuçie ishte 58 dollarë dhe shiten pas 6 muajsh kur çmimi është 85 dollarë. Fitimet ? Kolosale për korporatat. Rezultati ? Kriza!
Këto dhe probleme të tjera e kanë futur firmën “ Taçi Oil” në kontradiktë me shtetin dhe shtetarët. Pastaj të tjerat janë lojra që luhen në skenë për ti hedhur sy opinjonit kombëtar.
Në vazhdim, kujt i intereson rritja e çmimit të naftës? Edhe kjo është një çështje kryesore. Dihet që ish vëndet e lindjes nxjerrin naftë por ato janë jashtë lojës pasi, kostua e nxjerrjes së saj është e lartë. Rusia e ka naftën në thellësi ng 6000 – 12000 metra, në një kohë që Iraku apo Kuvajti e ka nga 400 – 100 m, etj. At’herë është e thjeshtë të bëjmë analizën. Duhet të rritet çmimi për të kapur koston në mënyrë që prodhuesve të naftës tu shtohen edhe partnerë të tjerë konkurues.
Pavarësisht rreziqeve për ambjentin, kompanitë e naftës po shtyhen drejt veriut. “ Arktiku do marrë një rol të rëndësishëm në prodhimin global të energjisë”, parashikon Halvor Engelbretsen, i gjigandes norvegjeze
të naftës “ Statoil Hydro”. Rajoni, thotë Engelbertsen, do ti bashkangjitet tre tregjeve me të rëndësishëm të energjisë: Europës, Afrikës së Veriut dhe Azisë.
Gjithsesi, mbetet ende e pa qartë shtrirja dhe sasia e rezervave të naftës që fshin nën sipërfaqen e bardhë të Arktiku. Sipas një studimi të cituar shumë shpesh, i kryer në vitin 2000 nga Shërbimi Gjeologjik Amerikan
( USGS), një e katërta totale të pa zbuluara në nivel global fshihen në Arktik. Por kjo shifër mbresëlënëse nuk mbetet e pa diskutushme, sidomos po të bazohemi te fama e ekspertëve të USGS –së, të njohur për optimizmin e treguar.
Xhon Kalder, drejtor i degës së kërkimeve në Arktik i Administratës Kombëtare Amerikane për Oqeanet
dhe Atmosferën (NOAA) shpenzoi katër vjet punë për të përfunduar raportin e titulluar “ Nafta dhe Gazi i Arktikut”- bashkë me 150 shkencëtarë të tjerë që bëjnë pjesë në projektin “ Monitorimi i Arktikut dhe programi i vlerësimeve”( AMAP). Prezantimi i studimit para një auditori prej 500 ekspertësh ishte pika më e nxehtë e koferencës “ Kufinjtë e Arktikut”, e cila u zhvillua kohë më parë. Në këtë luftë të Arktikut përfshihen vëndet skandinave: Islanda, Kanadaja, Sh.B.A. dhe Rusia. Ndërkohë Rusia zotëron pjesën e luanit në Arktik. Kompanitë ruse prodhojnë 80% të naftës së arktikut dhe 99% të gazit.
Në mbyllje mund të themi, problemi i rritjes së çmimit është domosdoshmëri që e detyrejë kushtet për të cilat folëm më sipër, dhe të tjerat që nuk i përmëndëm por që i dimë e i shikojmë në çdo lëvizje të ekonomosë sonë të vogël familjare etj. Pas gjithë këtyre që lexojmë, e analizat e përditshme në televizion e gazeta, gjithkush mund të pyesë: “ At’herë, çfar duhet bërë? Cila është zgjidhja e çështjes “Naftë”? Të gjitha
pyetjet për fat të keq na nxjerrin në rrugë të vështira, pa apo me pak dritë. Pasi siç e shikojmë “ floriri i zi”
siç jemi mësuar ta quajmë, ka brënda të zezës së saj shumë produkte interesash ekonomike e politike.
( S’ka pse rritet çmimi i naftës pse kalin një anije amerikane në brigjet e Iranit apo detin Mesdhe).
Këto produkte interesash “ kartash” kanë rëndësinë e tyre, si luhen në tryeza, kushtet dhe kohën në të cilën luhen. Rritja e çmimit të naftës është e shoqëruar vërtet me një krizë, por, njëkohësisht me një zhvillim të gjithanshëm në të katër anët e globit.
Kështu, pavarësisht nga kontraditat e vonesat, shigjetat e “busullës” luftojnë ta çojnë botën drejt kahut verior, drejt zhvillimit dhe mirqënies.