Liman Zogaj
BESA DHE BESARTI
Besa kishte sy te zi
Besarti ata sy endrronte
ai kishte sy te shkruar
ajo ata sy i donte.
Kur rrezonte dielli
kur nuk kishte hene
buzqeshnin dhe kendonin
-Mos na prit moj Nene.
Deri naten vone
te kopshti me qershi
buzqeshnin dhe kendonin
-kengen-Dashuri.
-Dhe njemije vjet ni paqa
do ti fale mor djale
unaze ta jape Henen
Dielli deshmtar.
Por, nje vetetime e zeze
paska shkrepe ne zemer
djali u semur rende
smundja hiqe pa emer.
Shpirti i buzqeshur
nuk sherohet dot
ai i'a fshinte syt
ajo i'a pinte lote .
Djali perpelitej me vdekjen
ajo priste kote
te kulla e Besartit
degjohej vaje e lote.
Oh,pshertiu fate zeza
shpirti i njome i mire,
me vrape shkoi ne kulle
Ai e priste shtrire.
O o o Mire se erdhe zemer
udha tu befte drite
as shpirti nuk me doli
pa ti puthur syt.
-Jeto dhe per mua Besa
-Besart dhe per mua vdise
nisi ta perkdhel
me lote ta ujise.
U lekund Malesia
Besa ne rende te pare
Udhetonte me Besartin
udhen gjer ne varr.
Besartin e varrosen
Besa peshperit:-
pa ty nuk jetoje
vetem pake me prite.
E pinte helmin Besa
dhe ndihej me mire
Thriste -Ooo Besart
ja ,te ti jam shtrire.
Besarti i varrosur
Besa shtrire mbi varre
therriste dhe buzeqeshte
me lote duke qare.
Vashen e kerkonin
ajo mbi varr kotur
pak me buze ne gaze
pake me sy te perlotur.
Nje Romeo i vdekur
nje Gjulet e gjalle
ai nen dhe varrosur
ajo shtrire mbi varr.