Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Ky Poet duhet p?rz?n? nga Qyteti (Cikël poetik)

| E diele, 07.02.2010, 09:21 PM |


KALOSH ÇELIKU
 

Ky Poet duhet p?rz?n?
          nga Qyteti

 Ky Poet duhet përzënë
                    nga Qyteti
se na e ka zënë Rrapin
na e pi verën
e shkruan poezinë
i këndon Mikes
e do Atdheun... 
        

Minare për ezanin

Vapa e ka mbyllur derën
terri nëpër dhomë e heq një valle.
Miken e kanë dhunuar fjalët.

Mëngjes. Mikja para mikrofonit
kërkon një minare ta thirrë ezanin...


Mike s’kam 
     tjetër Kalosh

Mike, s’kam tjetër Kalosh
të shtrihet me Ty në shtrat.

Mike, s’kam tjetër Kalosh
pa dy shtamba verë...


Rrokullisje deri në mëngjes

Udhë me rërë deri në Tyrbe
m’u dogjën këmbët, kam etje
me të vdekurit pi verë.

E rrokullisemi natën deri në mëngjes
mbi varrin e Babashehut
për ilaç... 
Unë s’kam kohë 
           të plakem

Unë s’kam kohë të plakem
se nuk më lë vera
nuk më lë Mikja...


Aferë nëpër Qytet

Qyteti më merr nëpër gojë
pse rri me Ty në Tavernë
e më vë pusi me verë.

Qyteti kurdis edhe aferë
se u mbytëm në lumë.
Kot u përpoqën tellallët
Poet jam unë.

Dexhalli shpalli shpërblim
një nënshtetësi në Xhenet:
për atë që më zë në Tavernë
me dy shtamba verë...


Vrapim pas shpërblimit

Mijëra vjet në këtë Tavernë
Ne të dy pimë verë.
Lehin gojëligat - lehin qentë.

Mijëra vjet në këtë Tavernë
ne shkruajmë poezi.
Plasni gojëliga - lehni qenë
të mos mbetni pa shpërblim...


Zjarri i Mikes

Është Natë...
në Baba Tomor
Mikja u dogj - zjarr...

E dikush sytë m’i lidh
më zhvesh në Shtëpinë publike
më fut për së gjalli në varr...


E përcolla Natën

Fillkat vetëm në një lokal nate
e prita deri në mëngjes
të m’i japi dhjetë plagë
në mes të Prishtinës.

Shtratin ma shtroi Mikja
e ç’m’u dorëzua pa luftë
perdet i hoqa pas fitores
Dielli lindi matanë maleve
verën e paskam besnike... 


Murosja e nuseve

Edhe sot i varrosim të gjalla
nëpër këtë Qytet nuset,
po nuk ua lënë nga një gji
jashtë për poetët...