Halit Bogaj
FATOS ARAPIT
Një poet i madh kombëtar
Është Fatosi atdhetar
Shkruante ai për dashurinë
Për të ardhmen dhe lirinë
2
Por dhe detin s’e harronte
Dilte shpesh që ta vëzhgonte
I kujtohej shpesh atij
Kur shëtiste si fëmijë
3
Unë e pashë për herë të parë
Me poetët kosovarë
Kur e shprehte dashurinë
Për Kosovën për rininë
4
E mbaj mend unë atë ditë
Si i dolëm ne në pritë
Nga çdo anë e rrethonim
Kishim qejf që ta dëgjonim
5
Ai buzëqeshi me kënaqësi
Krejt i dukej mrekulli
Se sa fort ne e donim
Dhe vërtet e adhuronim
6
Se Fatosi është poet
Me atë zemër sikur det
Me atë varg margaritar
Inspirim për çdo shqiptar
7
Pra u mbushën 30 vjet
Që kur erdhi n’ këtë qytet
Kur e pashë Në Prishtinë
Sikur shihja Shqipërinë
8
Më kujtohet sikur sot
Nga gëzimi derdhte lot
Me buzëqeshje të paparë
Përqafonte çdo shqiptar
9
Atë ditë kishte mallëngjim
Kur e thirra birin tim
Iu duk si diell yll
Kur e thirra unë Bardhyl
10
Ke kujdes Bardhyl i thashë
Të vraponte kur e lashë
Kur nga dora më shpëtoi
N’ anën tjetër kur kaloi
11
E shtërngoi djalin tim
Me plot mallë dhe gëzim
I tha bëhu fort i mirë
Ngrite lart Emrin Ilir
FSHATI IM
Më ka marrë malli
Për fshatin Valmir
Ku do jetoja
Me shumë dëshirë
2
Më ka marrë malli
Për barin e njomë
Për fushat e blerta
Me plot aromë.
4
Më ka marrë malli
Për lulet e reja
Për dele e qengja
T’shpejtë si rrufeja.
5
Më ka marrë malli
Për shiun pranveror
Për malin e zhveshur
Dhe drunjtë në dëborë.
6
Më ka marrë malli
Për fshatin tim
Si dikur mbushur
Plot me gjelb’rim
7
Më ka marrë malli
Për ngricë e acar
Për mishin e terur
Për punët në arë.
8
Më ka marrë malli
Për kohën e shkuar
Për klasët e ulta
Ku patëm mësuar
9
Më ka marrë malli
Për shokët e mi
Që i kisha dikur
Në fëmijëri.
10.
Më ka marrë malli
Për truallin plot therra
Për gardhet e mbushura
Plot manaferra.
11
Më ka marrë malli
Për mbrëmjet e vona
Për ndejat e fshatit
Bisedat tona.
12
Për lisin e moçëm
Trungun e trashë
Të cilin dikur
Ika e lashë
13
Dëshirën e kam
Prapë që të shkoj
Pleqërinë time
Atje ta kaloj