MARRËVESHJA E OHRIT
Ngutet në hap Maqedonia
pa kryer detyrat te shpia,
me cigare ndez;
në familjen evropiane
kërkon të hyjë në rresht?!
Në rrugën për në Bruksel
nuk shikon majtas ,
as në të djathtë-
harron shqiptarët.
1 0 0 0 0 0
pa nënshtetësi..
Me ligjin e ri për "integrim"
që në klasë të parë
mëson maqedonisht
nxënësi shqiptar.
Ndërrohen qeveritë
si ngjyrat në semafor,
Marrëveshja e Ohrit
ka ngelur në oborr.
Jusuf Zenunaj, 3 shkurt 2010
BINJAKËT SHQIPTARË
Njëri në Parlament,
tjetri në Seli të Partisë,
qysh se në qershor
për "sherr" të kutisë
akuzat kanë nis.
Kur u vërshua Shkodra
sharjet u bënë të forta,
as në dimrin e acartë
nuk qe ma mirë,
popullin s'e pyet kush-
përreth bën sehir.
Binjakëve shqiptarë
partitë u shkojnë mbrapa,
si qerret e thyera,
lëshojnë zhurmë të këqija.
S'pajtohet opozita
me vendimet e Qeverisë,
nuk kthehet në Parlamet
pa i hapur gojën kutisë.
Kjo maratonë në sy i ra Evropës,
Amerikës e botës.
Erdhën në Tiranë siç vijnë miqësia
me këshilla se në Evropë
kështu nuk mbërrin Shqipëria…
Jusuf Zenunaj, 6 shkurt 2010