Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Riza Greiçevci: Loto fukaraja

| E diele, 07.02.2010, 08:39 PM |


...hallet e jetës
...hallet e jetës
Riza GREIÇEVCI

“LUTO FUKARAJA” 

(popullore humoristike)

(Ai që kafshon dorën e atij që ia jep  bukën në gojë,   
      s’e meriton ndihmën as nderimin e askujt!)

Ah Lutë, o vëlla! Zoti qafën ta theftë!
 
Nji babë malësor u kish pas lanë shumë 
pasuni tre djemve. 
Çohet Luta, ma i vogli djalë (Luto + Fukaraja, siç 
e quente baba i tij!) sugarin me plisin maje kreje,
 vetëm sa e kishin mbulue trupin e babës në vorr, 
i thirrë dhe u kërcënohet dy vllaznive:
“Po doni me shku m’i ba hyzmet babës 
në vorr, ju çoj unë! Cili prej juve kundërshton 
vendimin tem, e çoj në vorr të baba! 
Toka, livadhet, malet, kopshtet, vneshtat, 
të tana janë të miat. Pak pa dekë baba, 
me thirri e ma la ni amanet  në birë të veshit:
- Ty, Luto, vetëm ty...Se të ka baba ma të voglin 
Luto Fukara ( lexo:për mend!)! Gati kish pas 
krisë pushka dhe m’u hap 
vorre, por miq e shokë i pajtojnë vllaznit.
“Ah, Lutë, Lutë, Zoti qafën ta theftë!. 
E kish pas true vëllai i madh.  
Qysh e korite vorrin e babës!” 
“Qysh na e more hisën e fëmijëve tanë!
Ah, Lutë, o vëlla! Ah, Lutë, o m...!” 
E kish pas tru vllau i dytë. 
Luta, ma i vogli këlysh i babës, le që ua kish 
kthye shpinën e zullumin dy vllaznive, 
por krejt pasuninë  e babës  e kish pas shti  
për bire  të kamishit dhe të fytit. I kish ba rrush e kumlla. Dy vllaznit kishin qitë thesin e lypësisë 
mbi shpinë. Me copa buke i rritnin fëmijët, 
sa mos me u dalë shpirti nga uria. 
Luta dhe familja e tij jetonin si beg. 

Në i besofshi mushkës, besoni Lutës!

Derisa e shiste pasuninë e babës, jetonte si beg. 
Tanë e nderonin, e admironin, dhe askush ose 
rrallëkush fliste edhe aq keq për të.
“Nashtë!” U kishin thanë dy vllaznit njerëzve.
Vlla e kemi! Nji nanë na lindi e na rriti!
Veç nja  gja kurrë s’ia bajmë hallall Lutës: 
Le qe e bani rrush e kulla pasuninë e babës 
dhe tonën, por ai përditë na fyen e na shanë pas shpine. Na ngjet iftare, qyfyre.
Gjuan gurin, mëshef dorën. S’na ban hesap 
as për  magjupë. As për vllazën s’na pranon. 
“Ose hani ju morra e pleshta, ose pleshtat e morrat 
nji ditë do t’u hanë juve!” U kish thanë Luta sertë. 
“Aman, vëlla, o Lutë, na jep nga nji bukë në ditë
se fëmijët po na vdesin urie”. 
Vllaznit kishin hap tetë vore për fëmijët e tyne. 
“Ne vdekshin urie  për nji dite, i shtimë 
në vorre për nji ditë! Asht gjynah m’i lanë 
xhenazet shumë kohë pa i shti në dhe, thoshte 
baba sa ishte gjallë”, kishin thanë vllaznit. 
“Çoni e bluni morra e pleshta në mulli! 
Mos ma prishni gjumin e ditës, jezitë, bre!
A e dini ju kush asht Luta? Qyky Luta qe 
jam sot dhe do të jam jetë e mot!
Luta kishte marrë hov të madh. 
Thoshte se veten ndiente shtet e pushtet. 
Qyky Luta i sefasë, tre magarë me lira i ka 
rrasë! Luta i sefasë, exheli i fukarasë!
Luta arriti të shti djallin për të luajtur me 
dy vllaznit. Dreqi gjithë e bën punën përdreq.
I nxiti të rrahën, të pështyhen, të përgjaken, 
të ndahen. Luta i florinit, nana e mashtrimit! 
Luta i venës, baba i rrenës!  
“Besa po merrem edhe me politikë, qysh po 
tham unë po bahet edhe n’Amerikë! “.
“Eu, Lutë, o vëlla, a je ba magjup, a je ba ka!
Lutë, o vëlla, Lutë, o m...!
Në i besofshi mushkës, besoni Lutës!
Ne i dhamë bukë, ky na e kthej me m...!
Vëlla e kemi, o miku Ukë, na i shkurtoi gishta 
tue i dhamë bukë! Ah, Lutë, o bela, të ishe 
ba gomar, o vlla,  tri herë n’ditë të kishim la, 
shtatë herë ma shumë të kishim dashtë, si vëlla!  

Luto belaja, si të humbi sefaja!

Kjo nuk asht përrallë, as llafe me ujë të valë: 
Luta ish ngjit përpjetë politikës dhe  për pak  
që s’e kish prekun babanë e Qiellit e Tokës 
në Olimpin  e lashtë,  Zeusin. 
“Të gjithë njerëzit në politikë janë të vdekshëm, 
vetëm Luta i pavdekshëm!” kishte vërritur 
farefisi i Lutës në Parlament.  
Kujt ia ngulte synin Luta me rrëzue, e rrëzonte 
në kokërr shpine. Në Parlament ishte paksa 
i heshtur, i matun, cucërrohej si kingj, por, 
pas shpine, paj as topat e Afganistanit 
nuk mund ta hedhshin xhylën e hekurt 
ku e hidhte Luta rrenën e mashtrimin, 
përgojimin e iftaret, 
mbrapshtllëkun e fodullekun, e lere më 
grepin e gazepin e urrejtjen e mërinë...
I ndodhi, jo edhe aq mirë Lutës:
Haj, medet, haj! Iu lëbyrën sytë. Iu terrua 
edhe mendja.
Nuk shihte tjetër pos kriminelë, vrasës,
tyxharë, loparë, abuzues, kërcënues...
Më shumë se gjysma e popullit i dukej se ishin 
kriminelë të Luftës Çlirimtare,  
siç thoshte logjika e territ të kokës së Luftës:
Kriminelët e UÇK-së kishin vra njerëz!
Kishin vra para luftës, gjatë luftës dhe por 
edhe pas mbarimit të luftës së UÇK-së.
Eu, Luto Fukaraja, siç e quajnë sot këtë derdimen 
dhe rrenacak, këtë përgojues dhe urrejtës të gjakut 
të dëshmorëve, të luftës çlirimtare të UÇK-së,   
medet, çka të gjeti:
T’u kanë errësue fiqiri e mendja e 
sytë e zemra e shpirti e gjykimi e morali njerëzor! Besimi! Ndërgjegjja, besa, kultura... 
Sepse, sot je ba rrafsh me b....!
Fukara ke lindur, fukara do ki me vdekë, 
pamend, pa moral, pa ndërgjegje!
Me vllaznit tu je rrah e përla e përgjak...
I ke fyer i ke mashtruar, i ke rrejtur...
Tash e gjithë ditën miq e shokë, të cilët deri tash 
i kishte fyer e mashtruar, pas shpine, s’e thërrasin ndryshe, pos: “O ku je Luto Fukaraja! 
Si të zuni  belaja, të humbi sefaja!”.