Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dy poezi nga Nehat Jahiu

| E premte, 05.02.2010, 09:26 PM |


Nehat Jahiu


Lisin

E prenë lisin në degë
trung e rrënjë mbet,
rrenjët në tokë i shtrëngoi
thellë në dhe i lëshoi.

Sa herë gjaku pikoi mbi lis
u mbush trungu me degë e pip,
sa herë degën e shkurtuan
rrënjët trungut iu forcuan.

E prenë lisin e na e shpuan
po për tokë nuk mund e shtruan,
u mbush lisi plot me degë
trupin lart e lëshoi përpjetë…


Emrin tënd

Gdhendur në rrasa, gdhendur në gurë
lagur me gjak qendisur në flamur,
shkruar ndër varre, përkundur në djepa
nga bijtë më të dashur me gjak e eshtra.

E plagosur shpesh, mbushur me plagë
e ruajte veten e mbajte gjallë,
thurre gjerdanin, thurre kurorë
faqet e jetës plot me dasmorë.

Arat gjithnjë i mbolle me farë
shaminë e kuqe shpesh e lidhe në ballë,
në bjeshkë të larta diku në kreshta
emrin tënd ATDHE ta gjeta…