Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Remzi Salihu: Poezi të zgjedhura nga poetja Roze Auslander

| E premte, 05.02.2010, 08:23 PM |


ROZE AUSLANDER


UNË

jam
një korale
në detin
e kujtimeve
që pres erën

princeshë
peshkomë mua
më var rreth
qafës tënde

ky do të ishte
fati im

FRYMA IME

Në ëndrrën time
të thellë
qanë Toka
gjaku

Yjet qeshin
në sytë e mi

njerëzit vijnë
me pyetje të shumta
shumëngjyrëshe
shkoni tek Sokrati
u përgjigjem unë

E kaluara
më ka poetizuar mua
unë e kam
trashëguar të  ardhmen

Fryma ime quhet
Tani

KUSH JAM UNË

Kur jam në dyshim
shkruaj poezi

Jam e gëzueshme
shkruajnë  poezitë
në mua

Kush jam unë
kur unë
nuk shkruaj

UNË DI VETËM KËTË

Ty më pyet mua
Çka dua unë
unë nuk e di

Unë di vetëm këtë
që unë ëndërroj
që ëndrra mua më mban gjallë
dhe unë në mjegullat
e saj luhatem

Unë e di vetëm këtë
që unë i dua njerëzit
kodrat kopshtet detin
dhe di se shumë të vdekur
banojnë në mua

Unë i pi
Çastet e mia
di edhe këtë
se është një lojë kohe
Ngritjeshkuarje

GJUHA E NËNËS

Unë veten
e kam shndërruar në mua
nga çasti në çast
copëtohem në pjesë
rrugë fjalësh
Gjuha nënës
më mbledh së bashku
në mozaik njeriu

MËMËDHEU

Atdheu im ka vdekur
atë e kanë varrosur
në zjarr

Unë jetoj
në mëmëdheun
e fjalës sime

Përktheu nga gjermanishtja Remzi Salihu