Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: Mungesën e lirisës - Si dhembje për fatin e popullit të saj

| E merkure, 03.02.2010, 09:55 PM |


PREZENTOJMË KRIJUESIT  NË  DIASPORË: NURIJE  NUHIU

MUNGESËN  E  LIRISË – SI  DHEMBJE PËR FATIN E  POPULLIT TË SAJ
     
Shkroi: Ramiz DËRMAKU

Poetja e re Nurije Nuhiu, ndien dhembje të madhe për fatin e popullit shqiptar të privuar nga liria,për fatin e Kosovës, Gostivarit,femrës,shkollës shqipe, etj. Armiku ynë shsekullor gjatë tërë historisë sonë ushtroi dhunë , bëri presion, burgosi, dënoi dhe likuidoi shumë atdhetarë e intelektualë tanë. Ai me politikën e tij barbare i ndoqi këmba këmbës atdhetarët e intelektualët tanë sepse e dinte se ata ishin armiqët e tij.
Kohë më parë më ra në dorë libri me poezi  i poetes   së re Nurije Nuhiut ,“Bota e vetmuar“ . Ky libër ishte i ngjashur me preokupime nga e përgjithshmja deri tek e veçanta. Poetja e re ndien dhembje të madhe për fatin e popullit shqiptar të privuar nga liria, për fatin e Kosovës, Gostivarit,femrës,shkollës shqipe,asimilimit,etj. Armiku ynë shekullor gjatë tërë historisë sonë ushtroi dhunë , bëri presion, burgosi,dënoi,dhe likuidoi shumë atdhetarë e intelektualë tanë sepse ai e dinte se ata ishin armiqët e tij. Gjatë tërë historisë sonë, populli shqiptarë edhepse i ndjekur, i robëruar i rrahur, i burgosur, i dënuar dhe i vrarë nuk lejoi që të luhet me dinjitetin kombëtar. Pasi erdhi në pushtet regjimi kriminel serb,vuri në veprim tërë aparatin e vet të  dhunës (për ta realizuar memorandumin e Vaso Çubrilloviçit) ndaj popullit e intelektualëve shqiptar. Armiku serb i mobilizoi të gjitha mjetet  që kishte në dispozicion  për ta shkatërruar  eliten intelektuale, sepse ata i spjegonin popullit për historinë, traditat, kulturën, dhe në anën tjetër e shtonin dashurinë guximin vendosmërinë për mbrojtjen e çështjes kombëtare-atdheut. Shumë intelektualë tanë duke e dashur çështjen kombëtare më tepër se jetën, u angazhuan maksimalishtë për edukimin, arsimimin, shtimin e dashurisë ndaj atdheut, si dhe informimin e opinionit ndërkombëtarë me gjendjen në të cilën jetonte populli shqiptar. Më tutje shtonë autorja-poetja re; Atdhetarët e intelektualët tanë qe u vunë në shërbim të atdheut, për ti shpëtuar ,dhunës,burgosjes,dënimeve drakonike me lot në sy u detyruan të largohen nga atdheu. Intelektualët tanë të cilët emigruan në diasporë, aktivitetin patriotik ndaj çështjes kombëtare kurrë nuk e ndërprenë, ata me guximin, vendosmërinë, e dashurinë e madhe që kishin ndaj çështjes kombëtare e atdheutnuk u ndalën kurrë. Intelektualët duke e ditur rëndësinë që ka shkrimi, shkruan edhe ato vite ,kur nuk ekzistonte lapsi,, folën e shkruan në kohën kur njeriu – shqiptar, dënohej për një fjalë goje.Amanetin e intelektualëve tanë me shumë mund e sakrifica po e realizojnë edhe gjeneratat e reja intelektuale në trojet etnike dhe diasporë. Në mesin e tyre ne do të cekim disa; Selim Hasanaj, Baki Ymeri, Shaip Beqiri, Naim Kelmendi, Beçë Cufaj, Engjëll Koliqi, Nurije Nuhiu, Çerkin Bytyçi, etj etj. KUsh është Nurije Nuhiu?. Poetja Nurije Nuhiu rrjedh prej një familje të mesme fshatare por e djegur për lirinë dhe çështjen kombëtare. U lind 13.06.1978, në Gostivar.Shkollën fillore deri në klasën e 4-të e kreu në vendlindje, ndersa e vazhdoi në Wupertal të Gjermanisë. Shkollën e mesme (gjimnazin e përgjithshëm ) „EMIL KRAUSE“, në Hamburg.Ajo falë talentit të saj siq shihet edhe në librin e saj, shumë shpejt do të bëhet emër i njohur jo vetëm tek shqiptarët por edhe tek gjermanët. Poetja Nurije, duke u ndeshur me jetën e vështirë në mërgim, me mallin e mërzinë që ndiente ndaj atdheut, nji ditë vendosi që të gjitha ato ti qesë në një fletore, sepse siq cekë autorja;duke shkruar shuaja mallin dhe dhembjen ndaj atdheut. Edhem ë tepër Nurija do të motivohet të shkruaj kur shihte se si popujt tjerë që kanë lirinë se si jetojnë, e ndiente dhembje popullin shqiptar i cili jetonte në robëri. Në momentet më vendimtare kur ajo hudhej në mendime , kur digjej nga malli e mërzia, sikur gjente forcë që ti shkruaj këto vargje.Poezia e Nuries është e mbushur me plot preokupime të përgjithshme nga e veqanta. Ne shumë poezi të saj çështjen kombëtare e gjejmë mbi të gjitha. Mungesën e lirisë Nurija e ndjen si dhembje për fatin e popullit të saj. Ajo është e preokupuar me ndarjen e padrejtë që ju bë popullit shqiptarë nga të tjerët. Kjo poete e re në librin „Bota e vetmuar“ , tregon për dhembjen që ndien ndaj popullit, dhe merrë guximin si femër e re ta shpreh realitetin në të cilin jeton populli shqipëtar. E revoltuar për mungesën e lirisë ajo në „Të mos ishte malli“ shkruan: 
„Vështirë është gjithëçka ne këtë hapsirë,
të mërzitshme që fund s’ka,
vështirë është të qeshi,
shpirti im nuk qesh më
edhe pse buzët ndonjëherë
shëndërrohen në gaz
vështirë është të qaj
se lotët e mi janë tharë dhe
shpirti vuan,
vështirë është të jetoj,
pa shpresë e trishtuar e me
dhembje
vështirë është të vdes e
 përmalluar
por unë mbi gjithëçka tjetër 
adhuroj ‚“
Si çdo ere edhe Nurija,në një
 mënyrë paramendon një jetë më të mirë.Citoj:
Të pres dhe vetëm të kujtoj,
më duket se më ke harruar…
Nga këto vargje shohim se poetja e re Nurije Nuhiu, është e rrembyer nga kthetrat e dashurisë. Dashuria tek kjo poete është kuptim i gjërë dhe i përgjithshëm dhe i veqantë,publike dhe intime, e largët dhe e afërt, në disa raste ndien një urrejtje,por prap triumfon dashuria ndaj familjes, arsimit, çështjes kombëtare -, atdheut dhe jetës. Ajo që duhet ceket është se Nurija është në mesin e poeteve të parat ë këtyre viteve(disporë), dhe një shembull për t‘i treguar  të gjitha femrave (por edhe shumë prindërve në mërgim) se edhe femra shqiotare është e aftë dhe ditë për ditë po marshon me hapa gjigantë drejtë piedestalit më të lartë. Ne po e përfundojmë këtë shkrim me shpresë se kjo do ta vazhdon rrugën që ka nisur edhe ne të ardhmen.

Punuar me 3o.02.2010