Për adhuruesit e këngës sime:
RRENË E DASHURI 
A ka njeri në këtë botë –
Që s’ ka derdh rrejshëm ndo ‘i lot ,
Që s’ka bërë  lajka e dredhia ,
Der’  ka ardhë tek dashuria ?!
	Refreni:
Der’  sa t’ jemi sy me sy –
Ti m’ rrenë mua  – unë t’ rrejë ty !
Njëri – tjetrit tu’  iu betua –
Përveç teje , tjetër s’ dua !
Ti m’ thua  Diell , unë t’ them Dritë –
Veç për ty, nëna m’ ka rritë !
Ti m’ thua  Shpirt e unë t’ them Zemër –
Der’ sa t’ gjejmë ndo ‘i tjetër emër !
	Refreni:
Der’  sa t’ jemi sy me sy ... etj.
T’ parin shans  kur  do  ta gjejmë  –
Me betime prapë do t’ rrejmë  !
Pastaj ndahemi si tradhtarë –
Njëri – tjetrin  duke e sharë !
	Refreni:
Der’  sa t’ jemi sy me sy ... etj.
Gjilan, më 20 Janar 2010.		
Teksti, melodia dhe interpretimi:
Demir KRASNIQI