Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bajame Hoxha - Çeliku: Zemra ime gjithmonë jashtë

| E hene, 01.02.2010, 07:43 PM |


BAJAME HOXHA -ÇELIKU

ZEMRA IME GJITHMONE JASHTE

Sikur borë mos binte sonte,
Ne në afsh s’do t’ishim bashkë,
Duart akull mi mbështolle,
zemrën oh, ti ma le jashtë.

Sonte nata pikon  gjethen,
Ku shushurinë gjithë ky tufan ,
Zemra ngrirë, kërkon veten,
Strukur,  ngrirë,  anembanë…
 
Fjollët e borës ç’hedhin valle,
Në qejf të tyre nëpër natë,
Puthen, lozin, kallen fare,
Me zemrën time tallen, tallen.

Duart akull mi mbështolle,
Me puthje, dhelkë e bukur fjalë,
në buzë ofshamash ti i ngrohe,
zemrën oh, ti ma le jashtë...