Mehdi Krasniqi
Ikja
Fletë e tharë duket se ra
kujtimet mbuloi
madje preku në agun e ftohtë
buzët tua plot zjarr
në heshtje u rrëzuan,
pa zhurmë ranë lulet e pemës
teksa loti të bëri udhë faqes
së kuqe,
fytyrës plot mall
…e pranoj se larg ika
koha është peng në mes nesh,
hiri nën lëkurë eshtrat e letrave tona
i lëpinë pa shuar dot urinë
sa larg,
kjo kohë
kjo fjalë,
besimi ynë
pritja mjekërbardhë
s'ka dhëmb,
s'ka sy.
Ndoshta një ditë takohemi te ndarja.