Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Nën petkun fetar

| E hene, 01.02.2010, 08:48 PM |


Jusuf Zenunaj

NëN PETKUN FETAR

(Pas njoftimit se Patriarku serb, Irinej do të inagurohet në Patrikanën e Pejës)

 

Mjekër zinj e mjekër bardhë

nën petkun fetar,

tokës arbërore iu lëshuan si lumë,

tash e njëqind vjet natë as ditë s' pushuan,.

Herë si xhandarë, herë si popa

bashkë kralë e ushtarë

me pushkë  e hanxharë t' zhbijnë këtë farë.

Pushtuan kishat tona, ndërruan emra e ikona.

Profesorë, shkrimtarë e akadamikë,

gënjeshtrat përhapin deri në Afrikë

Zelandë të re e n' Australi

për një Jerusalem të Ri.

Patriarkut  serb me emrin Irinej,

kur të vijë prilli,

para se të fillojë  këngën bilbili,

buzë Lumbardhit,  në Pejë,

nën vetullën e Rugovës-

te Gryka, në Patrikanë,

bashkë serbë e rusë,

do t'i bëjnë  inagururimin celebrues...

                

Jusuf Zenunaj, 30 janar 2010