ZAHIRI-EDMONDI E HAKIFI
(Me rastin e 13 vjetorit të rënies heroike në Pestovë të Vushtrisë)
Ag lirie i të 1997-tës,acar; janari me lot bore
në Gollak,Llap dhe Dugagjin,
mbi tre feniksa, lajmtar lirije
në Pestovë, nga prita u krye një krim.
Tri pushkë lajmëtare për Kosovën,
Zahir,Edmond dhe Hakif,
qiri të ndritur për Europën,
në Pestovë,nga prita u krye një krim.
Llapi,Batllava dhe Lumbardhi,
u bashkuan dhe dhanë betim
që t`rrjedh lumi i pandalur,
për lirinë dhe për bashkimin!.
Një borgj nderi karshi atdheut,
Sylejman Vokshi pati lanë amanet,
Krajlisë gurët gjithë me ja lue,
kurrë me ta mos me u pajtue.
Juniku e Deqani,Lladovci e Besiana,
Turuqica, e terë Kosova,
ditë janari ,me bardhësi,
për këta dëshmor u veshën në t`zi.
Tri pushkë ,lajmëtare për Kosovën
thirrën shpejtë te ngrysë agimi,
ngritën ndërgjegjën e tanë rinisë,
qe të shpërthejnë nga shtetrrethimi!.
Gjakatarët e barbarisë ,
Vrastarët e Isës në Podgoricë,
përgjakën Pestovën e Hasan Prishtinës
për t’i frikësuar trimat e lirisë.
Cegëm bore dhe acari,
një Aradhë me borë deri në shokë,
ec drejtë pranverës se pa këthuesheme,
drejtë lirisë për t’ra dëshmor.
Pajaziti, komandant Hoxha e Zejnullahu!
Përmendore madheshtore në Pestovë,
nga ju tre vazhdoj UÇK-ja
që e çliruan bashkë një Kosovë.
Ushtaret tuaj e thyene dhe kufirin
të bashkuar e dhan edhe betimin
i bashkuan trojet e Shqiptarisë!
për dhunë të bishave të serbisë.