Nga Arsim Halili
Ditën kur po shënohej dhjetë vjetori i daljes në skenë UÇPMB-ës,pikërisht më 26.01 .2010, në Shtëpinë e kulturës në Bujanoc, pas evenimentit që u mbajt për daljen në skenë të UÇPMB-ës, nën përkujdesjen e Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇPMB-ës, u bë edhe përurimi e librit “ Yjet e lirisë”, të autorit Halim Hasani. Tubimin e shpalli të hapur Arsim Halili- gazetar, ku pas fjalëve përshëndetse e kërkoi që në nderim të dëshmorëve të rënë të lirisë të mbahet me një minutë heshtje. Halim Hasani, vjen para opinionit publik me librin e gjashtë me radhë. Libri në brendësin e vet ka biografin e njëzetë e tetë dëshmorëve të rënë në altarin e lirisë, gjatë luftës së UÇPMB-ës.
Për librin folën poet, gazetar dhe figura publike.
Fillimisht për strukturën e librit foli Milaim Shefkiu- gazetar i gazetës “Zëri” në Prishtinë, një herë edhe redaktori i librit, i cili fillimisht tha se ndjehet i nderuar që pata mundësi për redaktimin e këtij libri, duke e ditur i kushtohet bijëve më të mirë të kombit.
Padyshim se është një kontribut i madh i autorit Halim Hasani, për të hedhur në dritë nga kryengritjet e armatosura, ndër më heroiket që ka zhvilluar populli shqiptar.
“ Yjet e Lirisë”është një përpjekje modeste e autorit, Halim Hasanit,për ta dokumentuar një luftë për një cep të etnisë shqiptare, që prore mbetet e shkapërderdhur nën flamujt e huaj. Këtij libri mund t’i mungoj shumëçka, por ideja e autorit për t’i përjetësuar protagonistët e kësaj lufte, mbase mund të konsiderohet një mision i përmbushur intelektual dhe atdhetar. Përfundon me referimin tij redaktori i këtij libri, z Shefkiu.
Në cilësinë e recensentit flet ish- kryetari i këshillit politik të UÇPMB-ës, aktualisht Kryetar i Asamblesë Komunale të Bujanocit z. Jonuz Musliu, i cili fillimisht evokon kujtimet për të rënët në altarin e lirisë, ndërsa autori Halim Hasani është dëshmitar i ditëve të luftës dhe përpjekja e tij për të dokumentuar tërë atë sakrificë të rënëve në fushën e nderit pa dyshim është një kurorëzim i sukseve të tij.
Begatinë e këtij përurimi, ja shtuan edhe shumë figura publike të jetës politike, shoqërore e krijuese,por me referimet e tyre këtë përurim e ndihmuan Prof. Hysen Kçiku- poet nga Gjilani, Prof. Nexhat Rexha -ish deputet i Kuvendit të Kosovës, poet dhe kritikë letrar dhe Bilall Maliqi- poet dhe analist kulturor nga Presheva .
Prof. Hysen para audiencës së gjerë theksoi ndër të tjera:
-Libri “Yjet e Lirisë” i këtij heroi të gjallë të penës është një përmbledhje informatash që e përbëjnë njëzetë e tetë luftëtar të rënë në altarin e lirisë, për të mbetur prore në faqet e ndritura të idealeve të larta ,që për fat të mirë nuk u shuan, por gjithë një shkëlqyen rrugët tona historisë sonë, për të qenë sot si dje e për të forcuar pozitën e qëndresës për nesër.
Autori Halim Hasani kaherë e ka dëshmuar veprimtarinë e tij krijuese e patriotike. Është një zë i së vërtetës dhe i vullnetit të udhëhequr nga ndenja të shëndosha dhe të sinqerta. Me këtë libër autori ka krijuar një arkiv, një kala, një forcë frymëzuese. Kjo vepër i nxjerr në shesh një të vërtet se ushtarët e UÇK-ës dhe UÇPMB-ës i udhëhoqi i njëjti qëllim.
Në këtë botë kalimtare kanë vdekur në forma të ndryshme ndoshta me miliarda njerëz. Po nuk është e munduar t’u numërohen e t’u thuhen emrat. Emrat dhe historia e tyre u dihet vetëm atyre që vdesin në mbrojtje të atdheut dhe lënë vepra në shërbim të njerëzimit, përfundon referencën e tij Prof. Hysen Kqiku.
Prof. Nexhat Rexha thekson ndër të tjera:
Për të ndriçuar rrugën jetësore të kësaj plejade të dëshmorëve të rënë në fushën e nderit e të kombit, me vullnetin dhe me dashurinë bënë pjesë e pandashme e historisë kombëtare. Halim Hasaani në librin “ Yjet e lirisë” ka shkrirë emrat e njëzetë e tetë dëshmorëve të lirisë, të cilët sakrifikuan,unifikuan jetën e tyre, duke i lënë shumë ëndrra të pa përfunduara. Halim Hasani në veprën “ Yjet e Lirisë” ka arritur të plotësojnë pjesë të amanetit të këtyre dëshmorëve kombit. Autori që në fillim të librit ka saktësuar fillimin e kësaj drame të madhe e cila i ka protagonistët e saj të cilët me kohë kanë vënë vetën në shërbim të atdheut idealin e tyre. Vepra e ruan tërësinë, objektivitetin shkencor dhe pasqyron pamjet e një drame të rëndësishme e cila në vet reflekton imazhe nga kjo periudhe kohore si dhe ruan kujtesën për këto personalitete kombëtare, që gjithsesi vepra e tyre shërben si shembull më i mirë për ruajtje e territorit dhe të identitetit kombëtar.
Bilall Maliqi, potencoi se Halim Hasani si krijues produktiv i Kosovës Lindore me gjashtë libra të botuar si: aforizma , monografie bëjnë këtë letrar të palodhshëm në aspektin kulturor në mesin ku jeton dhe vepron. Halim Hasani i mblodhi të gjithë këta dëshmorë të rënë në mbrojtje të atdheut anekënd Kosovës Lindore i bëri bashkë për t’i kujtuar brezave të rinj biografitë dhe trimëritë e tyre gjatë luftës së lavdishme nën ombrellën e UÇPMB-ës.
UÇPMB doli në sipërfaqe në mortin e vëllezërve Saqipi dhe mu aty u lexuan pesë shkronjat që ngjallin shpresë për mbrojtje të popullatës së Malësisë e më gjerë .Kjo sikur më kujton edhe një aforizëm të Rrustem Binakajt:
“Atje larg nëpër malësi gjyq është martina”.
Libri “Yjet e Lirisë” nga autori Halim Hasani është një vepër modeste për të hedhur në dritë në letër e dokumentuar luftën heroike e të drejtë të njëzetë e tetë heronjve të kombit të cilët dhanë jetën për këtë nënqiell që flet shqip. Nga e gjithë kjo që u tha deri më tani mund të themi se ky libër është koherent si në aspektin teknik e grafik po ashtu i plotëson kriteret e një libri që shpalos njëzetë e tetë letërnjoftime historike dhe ky libër do të mbetet libër që bënë ballë çdo kohe e situate. Përfundon referimin e tij Bilall Maliqi.
Autori Halim Hasani, përshëndet të pranishmit në këtë përurim duke u nisur nga strukturat politike e shoqërore në Bujanoc dhe Preshevë: Shaip Kamberi- kryetar i komunës Bujanocit, Jonuz Musliun Kryetar i Asamblesë së Komunës Bujanocit dhe recensent i librit në fjalë,Ragmi Mustafën- Kryetar i Komunës së Preshevës dhe Skënder Destanin – Kryetar i Asamblesë së komunës së Preshevës, redaktorët e librit Milaim Shefkiun dhe Arben Veselaj, recensentët: Jonuz Musliun dhe Shemsi Sylën dhe dizajnerin e librit Shfket Shefkiun, referuesit: Hysen Kçikun, Nexhat Rexhën, Bilall Maliqi dhe të gjithë të pranishmit në sallë. Një falënderim të veçantë e adreson tek Organizata e Veteranëve të Luftës (O.V.L) të UÇPMB-ës, në krye me Nagip Aliun, i cili ka dhënë një kontribut shumë të çmuar në aspektin financiar, pa këtë gjë edhe nuk do të mundeshim të promovonim këtë libër sot, po ashtu falënderime i adreson edhe Mustafë Shaqirit – Shpëtimi i cili ka ndihmuar në mbledhjen e materialit dhe dhënien e informatave për secilin dëshmor veç e veç. Për sa për ketë librit konsideroj se kam bërë një punë modeste në krahasim me veprat që kanë bërë të rënët në altarin e lirisë, mbetet koha ta gjykoj për efekte dhe defektet që ka libri. Përfundon Halim Hasani. Vlen të theksohet se atë mbrëmje nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës dhe kryetarit të OVL z. Shaip Kamberi dhe Nagip Aliu u dha një darkë solemne.