„KAKARISJET“ E TADIQIT
Në Këshillin e Sigurimit, 
Në më të madhin „mexhlis“
Rezoluta 1244, këto ditë, 
Sërish u  „kakaris“!
Duke i treguar „vuajtet“ serbe 
Në mes të atij kuvendi
Të shohësh si Tadiqi, luante rolin…
E ujkut me lëkurë qengji!
Kryetari i Serbisë, Tadiqi, 
Për rreziku që po u “kanosej”…
Pasardhësve  të  Dushanit,
E „mësoi“ aty ku zihen gënjeshtrat: 
Në Manastirin e Deçanit!
Foli shumë për  serbët e „rrezikuar“  
Sigurisht nga shqiptarët 
Nuk donte të përmedte
Se ç’kishin bërë 
Gjatë luftës, ata vetë... barbarët! 
Përpiqej t’i  shtinte në „gjynah“ të pranishmit
Dhe  sytë i lëvizte si mini
Duke i lutur shtetet që ende s’e kishin njohur Kosovën,
Me fjalët: „Aman mos e njihni“!
Por dije  dhe mbaje në mend zotëri
Se shteti që ka lindur dje...
Është sikur,  kur lind një fëmijë
Që e njohën apo s’e njohën të tjerët,
Dëshmon vetë  rrita e tij!
Sami ISLAMI
Londër , 27.01.2010