Demir KRASNIQI
Poezi:
NJË KODËR VARRE
Në Landovicën legjendare
Një kodër varre
Një kodër dëshmorë
Një kodër kurorë
Shqipet fluturojnë
Flamujt valojnë
Prizreni feston
Lirinë e fituar me gjak
Cyleni i uron Rugovës
Sharri e Koritniku me plisa të bardhë
Në petkun solemn edhe Pashtriku
Dëshmorët pushojnë me sy prej Kosovës
Nga bora e bardhë rrëqethet armiku
Landovica në heshtje gjëmon
Gjaku i dëshmorëve nuk e shteron Drinin
Këngë e lot
Shi e borë
Lodra , minare e kambanare
I thurin Prizrenit kurorë
Dhe jeta vazhdon
Një kodër varre
Një kodër dëshmorë
Një kodër kurorë
Një kala këngë
Një armatë çiftelia
Një batalion lodra
Një det me lot
Një fushë me shi
Një bjeshkë me borë
Në Landovicën krenare
Një kodër varre
Një kodër dëshmorë
Një kodër kurorë