Kumtesë e SHBP dega në Besianë
Shqetësim për ndryshimin apo stopimin e autostradës së ëndërrave tona
Nga Milazim KADRIU
Shoqata e të Burgosurve Politik dega në Besianë nëpërmes të një komunikate shpreh shqetësimin së bashku me qytetaret e tjerë të rajonit të Llapit, për ndryshimin apo stopimin e autostradës së ëndrrave tona dhe e gjithë shqiptarëve që punuan për bashkimin e kombit përmes kësaj autostrade: Durrës-Kukës-Prizren-Merdar. Stopimi i kësaj autostrade në fshatin Besi dhe mos vazhdimi i saj deri në pikën e konkretizuar më herët në Merdar do të ndikoj negativisht në zhvillimin e këtij rajoni me ma se dyqind mijë banorë. Ëndrra e gjithë veprimtareve që u flijuan ishte mbi të gjitha liria dhe barazia politike dhe ekonomike. Pa diskriminime rajonale, sepse këto politike tanimë i takojnë të kalueres kur disa regjione diskriminoheshin me qëllim. Ne nuk besojmë se ka diçka të tillë në kokat e udhëheqëseve tanë dhe se politikat zhvillimore do të jenë unike dhe transparente për gjithë shtetin e Kosovës. Andaj vazhdimi i magjistrales gjerë në Merdar siç thamë do të ndihmonte shumë në zhvillimin ekonomik e social. Edhe sikur të ishte kostoja në pyetje, sërish interesi dhe zhvillimi që do të pasonin do të ishin më të rëndësishme se sa kostoja e saj. Edhe gjithë banorët e kësaj treve do të japin gjithë mundin dhe kontribute të ndryshme si gjithmonë dhe nuk duhet që tani te kjo pjesë e Kosovës të mbetet anash dhe Liria nuk duhet të sillet kështu. Ne ish të burgosurit politik të kësaj treve kërkojmë nga presidenti Sejdiu, kryeministri Thaçi dhe ministri aktual i MTT-së Limaj që ta rishikojnë këtë dhe rruga e kombit, autostratada të ndërtohet ashtu siç është paraparë më herët. Brenga jonë nuk është lokale, por brenga jonë është kombëtare të cilën do ta mbrojmë me dinjitet si gjithherë,thuhet në komunikatën e SHBP dega në Besianë të nënshkruar nga kryetari Afrim Fusha.