| E marte, 26.01.2010, 06:44 PM |
 Engjëll Koliqi
Engjëll Koliqi
SIRTAR I HAPUR
 
Asgjë nuk fshehet
As nuk shmanget
Në familjen tonë
Kombëtare
-
Si një sirtar
Jemi
Gjithnjë të hapur
Por edhe të ngarkuar
            Garlate (Lecco), 11 dhjetor 2009
 
SHKO ME TA
 
Perandoria juaj
Ka mbaruar
Ti pse rri këtu
Shko andej
Shko me ata
Që ta kanë mbushur mendjen
Për tuajat marifete
S’ka më hapsirë këtu
Prandaj
Ikni të gjithë
Kokë e bisht
Merrni
Kurrë më
Mos u ktheni
            Garlate (Lecco), 11 dhjetor 2009
 
KUR NJË DITË ...
 
Kur një ditë
Shpërthen e gufon
E vërteta
Të gjithë do të jenë
Të çuditur
Dashuria do të lulëzojë
Me përgjegjësi të madhe
Do t’i bëjë ligjet
Mua
Ty
E botën
Do të na drejtojë
            Garlate (Lecco), 11 dhjetor 2009
 
SIRTAR DASHURIE
 
Nëse doni ta gjeni
Një vend
Ku ruhet
Dhe kultivohet
Dashuria
Eni në tokën time
-
Atje e keni
Të mirëfilltë
Të vlefshme
Të nderuar
Të respektuar
...
            Garlate (Lecco), 11 dhjetor 2009
 
TË IDENTIFIKUAR
 
Kanë mbaruar kohët
Kur hudhej guri
E fshihej dora
Kur natën i vrisnin njerëzit
E ditën i qanin
Nuk ka më
Marifete pa emër
Të bëra pa emër
Tash jeni të identifikuar
Dhe përgjegjës
Për të gjitha të bërat
Për të gjitha lëvizjet ...
            Garlate (Lecco), 11 dhjetor 2009
 
NUK JANË TË PËRJETSHËM
 
Ata andej
Kanë vetëm fjalë
Pa maturi
As pa përgjegjësi
-
Thonë çka thonë
Por nuk mund të bëhen
Të përjetshëm
As të paharrueshëm
            Garlate (Lecco), 11 dhjetor 2009
 
NË STINËN E TRAGJEDISË
 
Zemra qanë ...
Lotë të gërryeshëm
Do të lënë në thellësi
Gurësojnë e ngurtësojnë gjakun
Duar të dridhura
Shikime të ngurruara
Britma të dhembshme
Shpresë
Dëshprim
...
            Garlate (Lecco), 11 dhjetor 2009
 
JAM UJË DHEMBJEJE
 
Mos u kthehuni
Mos u kujdesuni shumë
Për mua
Sepse
Edhe unë jam ujë
I tejdukshëm
Si uji i shiut
Mos u ndaloni
...
Mbi fytyrën time
Shihni
Vetëm ujë
Ujë dhembjeje ...
            Garlate (Lecco), 11 dhjetor 2009
 
GJITHKUND UJË
 
Ujë nga qielli
Ujë nga sytë
Ujë para meje
Ujë mbi mua
...
Gjithkund  ujë
Dëshmi jete
Dëshmi vuajtjeje
Dëshmi historie
            Garlate (Lecco), 11 dhjetor 2009
 
DËSHMITARË SHE AKTORË DASHURIE
 
Në mbrëmje
Të ulur nën yjë
Mes dritave të një rruge
Depërton
Një rreze mrekullie
E vezullon me dashuri
-
Unë edhe mbretëresha
Jemi dëshmitarë
Dhe aktorë
Në akte dashurie
            Garlate (Lecco), 11 dhjetor 2009
 
NATYRA JONË
 
Edhepse e sulmuar
Dhe e djegur
Nga të gjitha anët
Ende është e bukur
E lulëzuar
Ëmbëlsi syri
Magnet dashurie
Vulë shenjtërie
...
Rroftë Iliria
Edhe pas amshimit!
            Garlate (Lecco), 11 dhjetor 2009
 
NË STACIONIN E DASHURISË
 
U ndalëm me mbretëreshën
Filluam e mbaruam
Me aktin e parë
Me të dytin
Me të tretin
...
Njerëzit vullnetmirë
Erdhën një nga një
U bënë shumë
...
Tani këtu
Tërë bota
Është me ne
            Garlate (Lecco), 11 dhjetor 2009
 
NË STILIN TONË
 
Eja zemër
Fillojmë bashkë
Me këngët tona
Dhe me vallëzimet karakteristike
Vazhdojmë deri në pakufi
-
Duan apo jo ata
Ne vazhdojmë
Me ritmin e melodive të bukura
Të pakufijshme
Krejt origjinalë
Me stilin tonë të dashurisë
            Garlate (Lecco), 11 dhjetor 2009
 
EDHE NË MOS DËGJOFSHIN ...
 
Do të mendojnë mirrë
Vetëvetin do e gjykojnë
Dhe me imponim të realitetit
Domosdo
Do të ndryshojnë
            Garlate (Lecco), 11 dhjetor 2009
 
GJITHËSESI KËNDOJMË
 
Edhepse
Ende nuk jemi
Të plotëfuqishëm
Mbi pasuritë tona
Materiale
Duke çmuar
Pasuritë shpirtërore
Dhe vlerat e dasshurisë
Ne
Gjithsesi këndojmë
Dhe festojmë
-
Amshimin
E kemi të garantuar!
            Garlate (Lecco), 11 dhjetor 2009
 
NË VIJËN E MOHIMIT
 
Bëhen se s’shohin
Suksese
As rezultate
Vetëm shajnë
E shpifin
Bile
Edhe denoncojnë
...
Veç atyre
Askush tjetër
Nuk vlen
Dhe nuk është
Për pushtet
-
Edhe
N’udhën e gabimeve
Dhe të krimeve
Nuk ndalen kurrë
As nuk ngopen
            Garlate (Lecco), 11 dhjetor 2009
 
AROMË DASHURIE
 
Edhe në shesh të hapur
Edhe nën hije
Edhe në vallen festive
Edhe në sirtarin e vuajtjeve
Në çdo vend
Dhe në çdo kohë
Në regjimin tonë të bekuar
Ndjehet
Vetëm aromë dashurie
            Garlate (Lecco), 11 dhjetor 2009
 
JETË E ËMBËL
 
Kudo në regjimin tonë
Vlon besë e dashuri
Me plot ëmbëlsi
Jeta është e shijshme
Edhe kur është me shumë vështirësi
-
Kjo është Dardania!
Kjo është shenjtëria!
            Garlate (Lecco), 11 dhjetor 2009
 
NË HYRJE TË DIMRIT
 
Në vend të dridhjeve
Dhe të acarit
Mua e mbretëreshën
Na kaplon ngrohtësia e dashurisë
-
Jemi të nxehtë
E të paepur
Në misionin e shenjtë të dashurisë
            Garlate (Lecco), 11 dhjetor 2009
 
TË KENI KOHË PËR PËRQAFIME
 
O njerëz të mbretërisë sime
Mos u mashtroni
Pas intereseve ditore
-
Për të përmbushur interesin shekullor
Atë të amshimit
Duhet gjetur sa më shumë kohë
Për dashuri
Për përqafime njëri me tjetrin
            Garlate (Lecco), 11 dhjetor 2009
 
ME YLBERIN TIM
 
Që në takimin e parë
Në çdo akt dashurie
Që të bëhem më i bukur
Dhe më vezullues
Gjithherë
Para mbretëreshës së lume
Dal me ylberin tim
            Garlate (Lecco), 11 dhjetor 2009
 
KËRKO TË FLASËSH
 
Kur tërbohen ata
Me njëmijenjë shpifje
Ti kërko të marrësh fjalën
Dhe ta hedhësh në shesh
Të vërtetën e dashurisë
            Garlate (Lecco), 11 dhjetor 2009
 
KËRKO TË FALËSH
 
Edhe kur të shajnë
Edhe kur të shpifin
Edhe kur të shtyjnë
Edhe kur të sulmojnë
Edhe kur të shpotojnë
Edhe kur dashurinë nuk ta njohin
E ta ndalojnë
O i bekuari trashëgimtar
I mbretërisë dardane
Kërko gjithmonë
Të falësh
E të kesh dhembje për kundërshtarët
            Garlate (Lecco), 11 dhjetor 2009
 
KUR ÇILET ZEMRA
 
Me shpejtësi dinamike
Derdhen e vezullojnë
Të gjitha perlat e dashurisë
            Garlate (Lecco), 11 dhjetor 2009
 
TË DËGJOJ ...
 
Kthehu
Dhe më thuaj
Nga cila ëndërr
Dëshiron të ikësh
Nga cili kënd i largët
I botës së pamatë
...
N’ato hije
Që mbulojnë muret
Në bëhet se të dëgjoj
Duke kënduar hareshëm
            Garlate (Lecco), 11 dhjetor 2009
 
JU TË PARTRISË SË HIÇIT
 
Keni ardhur nga zero
Keni filluar me zero
Keni bërë hiç
Tash do të përfundoni në hiç
Me rezultate zero
Të historisë suaj zero
            Garlate (Lecco), 11 dhjetor 2009
 
ËNDËRR NË SIRTAR
 
Mbas të gjitha skandaleve
Dhe gabimeve absurde
Kotësia e tyre doli në shesh
Prandaj ëndërra e tyre për pushtet të
pakufijshëm
I mbeti historisë
E mbyllur në sirtar
Jashtë muzeut
            Garlate (Lecco), 11 dhjetor 2009
 
PËR TË DËFTUAR
 
Edhepse jashtë angazhimit fizik
Në të gjitha vallet intelektuale e mendore
Dua të jem i pranishëm
Për të dëftuar se ende vlej
Për të të bindur
Se misioni i dashurisë
Është formulë jete e ardhmërisë
            Garlate (Lecco), 11 dhjetor 2009
 
BOTA U PËRKET ATYRE ...
 
Atyre që dijnë t’i shpalosin krahët në çdo
hapsirë
Në qiejt e rinj të vlerave të dashurisë
Atyre që dijnë të dëgjojnë fjalët
Por edhe më shumë heshtjet
Atyre që gjithmonë gjejnë kohë dhe hapsirë
Për arsye kuptimplota
Atyre që plotësisht dijnë ta vlerësojnë
Dhe ta përdorin dashurinë
            Garlate (Lecco), 11 dhjetor 2009
 
CASSETTO APERTO
 
Non si nasconde niente
Neanche si devia
Nella nostra famiglia
Nazionale
-
Come un cassetto
Siamo
Sempre aperti
Ma anche caricati
            Garlate (
 
VAI CON LORO (ESSI)
 
Il vostro impero
È finito
Tu perché rimani ancora di qua
Vai di là
Vai con essi
Che ti hanno convinto
Per le vostre furberie
Non c’è più spazio qua
Quindi
Andate tutti
Testa e coda
Prendetele
Non ritornate
Mai più
            Garlate (
 
QUANDO UN GIORNO …
 
Quando un giorno
Scopia e scaturisce
La verità
Tutti saranno
Meravigliati
L’amore fiorirà
Con grande responsabilità
Farà le leggi
Me
Te
Ci guiderà
            Garlate (
 
CASSETTO DELL’AMORE
 
Se volete trovare
Un paese
Dove si custodisce
E si coltiva
L’amore
Venite nella mia terra
-
Lì l’avete
Verissimo
Valido
Onorato
Rispettato
…
            Garlate (
 
IDENTIFICATI
 
Sono finiti i tempi
Quando lanciano il sasso
E nascondono la mano
Quando alla notte uccidevate la gente
Non ci sono più
Furberie senza nome
I fatti senza nome
Adesso siete identificati
E responsabili
Per tutti i fatti
Per tutti i movimenti …
            Garlate (
 
NON SONO ETERNI
 
Coloro di là
Hanno solo parole
Senza misura
Ne senza responsabilità
-
Dicono cosa dicono
Ma non possono farsi
Eterni
Neanche indimenticabili
            Garlate (
 
NELLA STAGIONE DELLA TRAGEDIA
 
Il cuore piange …
Lacrime erosive
Lasceranno in profondità
Pietrificano solidificano il sangue
Mani tremolanti
Sguardi perplessi
Gridi dolorosi
Speranza
Disperazione
…
            Garlate (
 
SONO ACQUA 
 
Non voltatevi
Non badate tanto
Per me
Perché
Anch’io sono acqua
Trasparente
Come acqua di pioggia
Non fermatevi
…
Sul mio viso
Vedete
Soltanto acqua
Acqua del dolore …
            Garlate (
 
ACQUA DAPPERTUTTO
 
Acqua dal cielo
Acqua dagli occhi
Acqua davanti a me
Acqua su me
…
Dappertutto acqua
Testimonianza della vita
Testimonianza delle sofferenze
Testimonianza della storia
            Garlate (
 
TESTIMONI E ATTORI DELL’AMORE
 
La sera
Seduti sotto le stelle
Tra le luci di una strada
Penetra
Un raggio 
E luccica con amore
-
Io e la 
Siamo testimoni
E attori
Negli atti dell’amore
            Garlate (
 
LA NOSTRA NATURA
 
Anche se attaccata
E bruciata
Da tutte le parti
Ancora è bella
Fiorita
Dolcezza dell’occhio
Magnete dell’amore
Timbro della santità
…
Viva Illiria
Anche dopo l’eternità!
            Garlate (
 
NELLA STAZIONE DELL’AMORE
 
Ci siamo fermati con la 
Abbiamo cominciati e abbiamo finito
Con il primo atto
Con il secondo
Con il terzo
…
La gente di buona volontà
Ci siamo venuti uno dopo l’altro
Ci siamo fatti tanti
…
Adesso qui
Tutto il mondo
È con noi
            Garlate (
 
CON IL NOSTRO STILE
 
Vieni cuore
Cominciamo insieme
Con le nostre canzoni
E con i balli caratteristici
Continuiamo fino a infinito
-
Vogliono e non vogliono essi
Noi continuiamo
Con il ritmo delle belle melodie
Infinite
Totalmente originali
Con il nostro stile dell’amore
            Garlate (
 
ANCHE SE NON ASCOLTANO …
 
Penseranno bene
Giudicheranno se stesso
E con imposta della realtà
Indispensabile
Cambieranno
            Garlate (
 
IN OGNI MODO CANTIAMO
 
Anche se
Ancora non siamo
Plenipotenziari
Sulle nostre ricchezze
Materiali
Apprezzando
Le ricchezze spirituali
E valori dell’amore
Noi
In ogni modo cantiamo
E festeggiamo
-
L’eternità
L’abbiamo garantito!
            Garlate (
 
NELLA LINEA DI NEGAZIONE
 
Si fanno di non vedere
Successi
Neanche risultati
Solo ingiuriano
E calunniano
Anzi
Anche denunciano
…
Oltre loro
Nessun’altro
Non vale
E non è
Per potere