VETËVENDOSJA ËSHTË NJË …
Vrasësit ledhatohen edhe në shekullin e ri,
Mes përmes Kosovës shëtisin " pa mëni",
vazhdon kënga e vjetër me t'njëjtën melodi.
Dje kishim UNMIKUN, sot EULEXIN
me besnikëri ndjek hapin e të vjetrit.
Dosjen e " harruar " sërish ka përtrirë
në bankën akuzuese Albinin ka thirrë?!
"Jo" për ta shqetësuar , por për ca llafe
për 2007 –ën që udhëhoqi demonstratën
Policët rumunë keq qenë "zemëruar"
jetat e dy të rinjve me plumba patën shuar
mbi tetëdhjetë plagosën vetëm për " drejtësi".
Shpërblim për punën "me nder "
u kthyen në Rumani pa u hyrë asnjë ferrë.
Folen mjaft njerëzia, shkruan edhe gazeta,
pas varrosjes së dëmonstruesëve,
vendin pushtoi heshtja.?!,
Kundër vrastarëve nuk qe ngrehur padia,
s'pranonte UNMIKU- ashtu e donte " drejtësia".
Edhe natën pa hënë e në ditën me mjegull,
druvari në mal e bujku në arë,
i sëmuri në shtrat mbështetur,
dinë se Vetëvendosja është një-
s'ka opozitë tjetër.