Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Faik Krasniqi: Atdhedashuria, lind a kultivohet?

| E diele, 24.01.2010, 08:26 PM |


Atdhedashuria, lind a kultivohet?

Nga Faik Krasniqi 

Unë mendoj që janë të dyja, lind, po edhe kultivohet, por kjo e dyta është më pranueshme, ngase nëse kultivohet që nga fëmija s'ka dyshim se brumoset në ndenjen e njeriut. Nëse familja e edukon fëmijën që të jetë krenar së pari me vetën e tij, familjen e tij, rrethin, kombin dhe atdheun e tij.
Ta edukoj që të ketë një identitet të qartë e të theksuar, ta edukoj e ta mësoj që formohet si karakter me dinjitet e integritet. 
Pas kësaj vjen shkalla ku atdhedashuria kultivohet në sistemin e arsimit në të gjitha shkallët e tij, e tek arsimi duhet që të kemi kujdes, që dashurinë ndaj atdheut mos t’ua mësojë brezit të ri sipas ndonjë ideologji, por thjesht duke respektuar me përpikëri identitetin e populli, në këtë drejtim mendoj që duhet kushtuar rëndësi të veçantë.
Segment tjetër janë institucionet e kombit, si ato kulturore, sportive, shkencore, shoqërore, institucionet e sigurisë dhe ato politike e reprezentuese të kombit.
Atdhedashuria forcohet kur ke ushtri që ofron siguri, akademi qe jep vizione, lidership që prezanton vlerat e kombit.
Shtroj pyetjen a i kemi ne këto? Të shpresojmë që do i bëjmë ashtu siç  dëshirojmë...