| E shtune, 23.01.2010, 09:38 PM |
Engjëll Koliqi
DUAN TË FLUTUROJNË NËN DHE
Si t’u besojmë atyre
Kur nuk dijnë
-
Që ta ngacmojnë më keq realitetin
Tash thonë
Se do të bëjnë një tjetër absurd
-
Thonë se do të fillojnë
Të fluturojnë nëpër labirinthet pa dalje
Nën dhe
...
Garlate (Lecco), 10 dhjetor 2009
NË RRUGË TË DREJTË
Me këto akte te bekuara
Dhe me të gjitha mrekullitë e dashurisë
Jemi të lumtur
Dhe shumë të sigurtë
Në këtë rrugë të drejtë
Që ka vetëm një cak
-
Fronin e dashurisë!
Garlate (Lecco), 10 dhjetor 2009
DUKE FALËNDERUAR TË VËRTETËN
Ne jemi këtu të parët
I prijmë valles festive
Dhe këndojmë krenarë
Për heronjtë tanë
Për të artën histori
Plot besë e dashuri
Për realitetin e ri
Garlate (Lecco), 10 dhjetor 2009
BRËNDA DISPOZITAVE
Jemi këtu
Të vlefshëm e gjithëherë të fuqishëm
Sepse kemi arsyen e mirë
Dhe kemi qenë e jemi
Shumë të përpiktë
Në dispozitat e dashurisë
Garlate (Lecco), 10 dhjetor 2009
MJAFT FOLËM
Tash jemi në stinën e re
Kur duhet të dëshmojmë
Dhe të tregojmë konkretisht
Si realizohet dhe shijohet
E shenjta dashuri
Garlate (Lecco), 10 dhjetor 2009
ME FIJE SHPRESE
E kemi nisur
Dhe e bëjmë
Me bindje e me dëshirë
Jelekun e bekuar
Të ardhmërisë
Me lule bese e dashurie
Garlate (Lecco), 10 dhjetor 2009
SIPAS SUGJERIMEVE
Ndërmarrim masa
Që të jemi
Gjithmonë besnikë
Dhe të vlefshëm
Në të shenjtin mision
Të dashurisë
Garlate (Lecco), 10 dhjetor 2009
ÇMIMI SAKRIFICË
Mbas shumë shekujsh
Me çmimin sakrificë
Duke mos e kursyer as jetën
Përfundimisht ia kemi dalur
Ta fitojmë të shtrenjtën liri
Garlate (Lecco), 10 dhjetor 2009
N’UDHËN E TYRE
Edhepse të pasigurtë
Vazhdojnë
Në destinacionin fatal
Të shkatërrimit të stinës
Dhe të shekullit
...
Garlate (Lecco), 10 dhjetor 2009
TË RRËZUAR
Nuk munden
As të flasin më
E lëre të veprojnë
Në valën e dashurisë
Të dinamizmit të shpejtë
Të kësaj epoke
Të ndërlikuar
Garlate (Lecco), 10 dhjetor 2009
FLUTUROJMË SI FLUTURA
Gëzimi nuk ka të ndalur
Sukseset janë të mëdha
Prandaj ne
Me plot të drejtë
Fluturojmë lartë
Qiejve të amshimit
Si fluturat e pranverës së bukur
Lecco, 10 dhjetor 2009
ME TË GJITHA FUQITË
Do të jemi
Jo vetëm në shërbim të fronit
Por para së gjithash
Do i shërbejmë dashurisë
Dhe njerëzisë
Lecco, 10 dhjetor 2009
ME BETIM TË DREJTË
E kemi pranuar
Detyrën fisnike
Dhe kemi vendosur
T’i shërbejmë
Vetëm dashurisë
Dhe njerëzisë
Lecco, 10 dhjetor 2009
NJË DITË HESHTIN TË GJITHË
Kjo stinë e bukur
Do të na dhurojë një mrekulli të madhe
-
Një ditë shumë të afërt
Të gjithë do të heshtin
E do të flasin
Vetëm arsyea dhe dashuria
Lecco, 10 dhjetor 2009
NGA PIKA E PARË
Duhet të jemi të kujdesshëm
Të mos gabojmë
Njerëzimit mbarë
Dashuri dhe besë t’i ofrojmë
Që në pikën e parë të kushtetutës jetësore
Dhe të programit të ri
Të mbretërisë sonë
Lecco, 10 dhjetor 2009
ATJE MBIZOTËRON FRIKA
Në mbretërinë e tyre
Nuk vjen në shprehje dashuria
-
Ata i vën në lëvizje
Vetëm komanda
Dhe frika
Lecco, 10 dhjetor 2009
NUK VIJNË
Mos i ftoni ata andej
I janë dorëzuar mbretërisë së sherrit
Prandaj nuk e njohin dashurinë
As njerëzinë
Dhe nuk vijnë
Lecco, 10 dhjetor 2009
PËRZEMËRSISHT
O njerëz të mirë
Kësaj radhe
Nuk kam
Kurrëfarë porosie
-
Vetëm
Dua të ju përshëndes
Përzemërsisht
Plot me dashuri
Lecco, 10 dhjetor 2009
ME FRIKËN E ATËHERSHME
Janë shumë
Që edhe sot nuk flasin
As nuk duan të kontribuojnë
Në projektet e dashurisë
-
Ende vërehen dyshime
Hezitime
Dhe ...
Lecco, 10 dhjetor 2009
ME ZË TË FORTË
Kudo thërrasim për dashuri
Dhe këndojmë
Në kremten e madhe të njerëzisë
Lecco, 10 dhjetor 2009
ZGJEDHË E IMPONUAR
Tashmë
E kemi lirinë
Por nuk jemi të qetë
Sepse
Na kanë futur
Në zgjedhën e imponuar
Të lojërave
Dhe të multi intereseve
Ndërkombëtare
Siç na thanë
Në emër të dashurisë
Lecco, 10 dhjetor 2009
PËRGJEGJËSI E MADHE
Këtu në fron
Me mbretëreshën
Jemi për vete
Për ju
Dhe për mbarë njerëzinë
Si edhe për këtë
Botë të lume
Me plot dashuri
Dhe
Me përgjegjësi të madhe
Garlate (Lecco), 10 dhjetor 2009
PARA LULES
S’e fshehim gëzimin
Me mbretëreshën e lume
Para lules
Këndojmë
Përqafohemi
Dashurojmë
-
Aty jemi më të bukur
Dhe më të lumtur
Garlate (Lecco), 10 dhjetor 2009
DUKE BASHKËPUNUAR
Kalojmë
Edhe labirintheve
Të rrezikshme
Mes intereseve
Të nxehta
Dhe të fëlliqta
Por nuk biejmë
Kurrë
Viktimë interesesh
As të motiveve
Të zhveshura
Nga dashuria
E nga njerëzia
Garlate (Lecco), 10 dhjetor 2009
DUKE STUDJUAR ARSYET
Edhe aktet e dashurisë
I bëjmë më të rregullta
Dhe më të nxehta
Garlate (Lecco), 10 dhjetor 2009
PAQJA FLET ME NE
Çdo ditë
Na thotë:
“Unë jam e bardhë
Jam e lumturuar
Jam e amshueshme
Dhe shumë domethënëse
Në tokën e shenjtë
Ilirike
Gjithmonë marshoj
Me Zotin përpara”
-
Ta dëgjojmë
Ta respektojmë
E ta ruajmë
Garlate (Lecco), 10 dhjetor 2009
VOGLIONO VOLARE SOTTO DI TERRA
Come credere ad essi
Quando non sanno
-
Di irritare con cattiverie la
realtà
Adesso dicono
Che vogliono fare un altro
assurdo
-
Dicono che cominceranno
Di volare nei labirinti senza
uscita
Sotto di terra
…
Garlate
(Lecco), 10 dicembre 2009
NELLA GIUSTA STRADA
Con questi atti benedetti
E con tutti i miracoli dell’amore
Siamo felici
E molto sicuri
In questa giusta strategia
Che ha soltanto una destinazione
-
Il trono dell’amore!
Garlate
(Lecco), 10 dicembre 2009
RINGRAZIANDO LA VERITÀ
Noi siamo qui i primi
Guidiamo il ballo festivo
E cantiamo orgogliosi
Per i nostri eroi
Per la storia dorata
Pieni di fede e dell’amore
Per la nuova realtà
Garlate
(Lecco), 10 dicembre 2009
DENTRO LE DISPOSIZIONI
Siamo qui
Validi e sempre forti
Perché abbiamo la buona ragione
Siamo stati e siamo
Molto esatti
Nelle disposizioni dell’amore
Garlate
(Lecco), 10 dicembre 2009
BASTA ABBIAMO PARLATO
Adesso siamo nella nuova stagione
Quando dobbiamo testimoniare
E fare sapere concretamente
Come si realizzerà e si assapora
Il santissimo amore
Garlate
(Lecco), 10 dicembre 2009
CON FILI DELLA SPERANZA
L’abbiamo cominciato
E lo facciamo
Con convincimento e con voglia
Il benedetto corpetto
Dell’avvenire
Con fiori di fede e dell’amore
Garlate
(Lecco), 10 dicembre 2009
SECONDI I SUGGERIMENTI
Prendiamo le misure
Di essere
Sempre fedeli
E validi
Nella santissima missione
Dell’amore
Garlate
(Lecco), 10 dicembre 2009
IL PREZZO SACRIFICIO
Dopo tanti secoli
Con il prezzo sacrificio
Non risparmiamo neanche la vita
Finalmente siamo riusciti
Di vincere la preziosa libertà
Garlate
(Lecco), 10 dicembre 2009
NELLA LORO STRADA
Anche se insicuri
Continuano
Nella destinazione fatale
Della distruzione della stagione
E del secolo
…
Garlate
(Lecco), 10 dicembre 2009
CADUTI
Non possono
Neanche parlare più
E lascia stare di operare
Nell’onda dell’amore
Del dinamismo veloce
Di quest’epoca
Delicata
Garlate
(Lecco), 10 dicembre 2009
VOLIAMO COME FARFALLE
La gioia non ha fermezza
I successi sono grandi
Quindi noi
Pieni di ragione
Voliamo alto
Nei cieli dell’eternità
Come farfalle della bellissima
primavera
Lecco,
10 dicembre 2009
CON TUTTE LE FORZE
Saremo
Non solo in servizio del trono
Ma prima di tutto
Serviremo all’amore
E all’umanità
Lecco,
10 dicembre 2009
CON GIUSTO GIURAMENTO
L’abbiamo accettato
Il nobile compito
E abbiamo deciso
Di servire
Soltanto all’amore
E all’umanità
Lecco,
10 dicembre 2009
UN GIORNO TUTTI SONO SILENZIOSI
Questa bellissima stagione
Ci donerà un grande miracolo
-
Un giorno molto vicino
Tutti saranno zitti (in silenzio)
E parleranno
Soltanto la ragione e l’amore
Lecco,
10 dicembre 2009
DAL PRIMO PUNTO
Dobbiamo essere attenti
Di non sbagliare
All’umanità intera
Offrire amore e fede
Già nel primo punto della
costituzione della vita
E del nuovo programma
Del nostro regno
Lecco,
10 dicembre 2009
DI LÀ PREDOMINA LA PAURA
Nel loro regno
Non viene in espressione l’amore
-
Loro li mette in movimento
Soltanto il comando
Ela paura
Lecco,
10 dicembre 2009
NON VENGONO
Non invitateli quelli di là
Ci sono arresi al regno della
furberia
Quindi non conoscono l’amore
Neanche l’umanità
E non vengono
Lecco,
10 dicembre 2009
CORDIALMENTE
O buona gente
Questa volta
Non ho
Nessuna raccomandazione
-
Soltanto
Voglio salutarvi
Cordialmente
Pieno dell’amore
Lecco,
10 dicembre 2009
CON LA PAURA DI ALLORA
Sono tanti
Che anch’oggi non parlano
Neanche vogliono contribuire
Nei progetti dell’amore
-
Ancora si vedono dubbi
Esitazioni
E …
Lecco,
10 dicembre 2009
CON FORTE VOCE
Dappertutto chiamiamo per amore
E cantiamo
Nella grande festa dell’umanità
Lecco,
10 dicembre 2009
GIOGO IMPOSTO
Ormai
L’abbiamo la libertà
Ma non possiamo essere tranquilli
Perché
Ci hanno messo
Nel giogo impostato
Dei giochi
E degli multi interessi
Internazionali
Come ci dicono
Nel nome della democrazia
Lecco,
10 dicembre 2009
GRANDE RESPONSABILITÀ
Qui nel trono
Con la regina
Siamo per noi stessi
Per voi
E per l’umanità intera
Siccome anche per questo
Beato mondo
Pieno dell’amore
E
Con grande responsabilità
Garlate
(Lecco), 10 dicembre 2009
DAVANTI AL FIORE
Non nascondiamo la gioia
Con la beata regina
Davanti al fiore
Cantiamo
Ci abbracciamo
Amiamo
-
Lì ci siamo più belli
E più felici
Garlate
(Lecco), 10 dicembre 2009
COLLABORANDO
Passiamo
Anche nei labirinti
Pericolosi
Tra gli interessi
Caldi
E sporchi
Ma non cadiamo
Mai
Vittima degli interessi
Neanche dei motivi
Svestiti
Dall’amore
E dall’umanità
Garlate
(Lecco), 10 dicembre 2009
STUDIANDO LE RAGIONI
Anche gli atti dell’amore
Li facciamo più regolari
E più caldi
Garlate
(Lecco), 10 dicembre 2009
LA PACE PARLA CON NOI
Ogni giorno
Ci dice:
“Io sono bianca
Sono beata
Sono eterna
E molto significativa
Nella santissima terra
Illirica
Sempre marcio
Con Dio avanti”
-
Ascoltiamoci
Rispettiamoci
E difendiamoci
Garlate (Lecco), 10 dicembre 2009