Ferit Ramadani
1. KUR SHKRUAN E FLET PELUSH TENEQJA
Kur shkruan e flet Pelush Teneqja
Kënaqen Millanët, Pepët, Zoranët e Paria !
se i shkëlqen në kokë shapka jo qeçja
në vargje krrokama e shterpësia!
I kujton Pelush Tenqja vitet , i ikën larg!
Mbeti të turfullojë në një dhomë kotec !
Një mall miras i vjedhur treti si varg
si mbeti asgjë pos mjekrrës si kec !
Pelush! Nuk ka mirase e çiflige te shesish,
S'mund të thirresh Aga! Jevgu i Çukës Ti!
Pos vargjeve të shfrmit me vlera hirre
Mbete - mellasi në kusi!
Sa i mjere me shkarravinat thirresh" Profet"
"Gjeniu" i Rrapit për këto dekada !
Sa herë që arat t'i morën e të lan ibret
- U shpalle martir Fekali me rrebelet grada!
Sa bukur të kënduan Radat , Duditë
derisa të lan pa brekë plot morra !
Për dreq si të paskan ndjekur tragjeditë
nga shumë pushtete e horra!
Të erdhen e të dhunuan në konak !
Uh! Të poshtërit ata që të ngacmuan !
I ndershmi i shtepisë që i përshurre në oxhak
Sa keq në nder të dëshperuan!
E kuptoj Pelush ! Dukesh lëvore limoni !
E kuptoj se nga varri ke dal si xhenaze !
Ato që kaluan keto dekada - ju i kujtoni
Kaq ishin! Mbaruan! Keni mundesi për taze?!
Keni te shitni qoshet se Suada do Liqen
E di këtë verë ku i bëri pushimet ?!
Prandaj ty diçka të shkon e të vjen
Ngadalë bre eunuk ! Kjo është poezia?!
Të mjerë janë të tjerit , ti i madhi Profet !
Përse dukesh cung i mbetur në kotec ?
Sa keq te Rrapi asnjë nuk të pret,
Mekërron i morrosur si kec!
Do të vijnë ditë të mira , mos u dëshpëro !
Ani se do të behesh rrebel , je zemërgjerë !
I ke të dashurat ti , pa ndal këndo,
Ke hargjuar për to një mall të terë !
Kur shkruan e flet Pelush Teneqja
Kënaqen Millanët, Pepët, Zoranët e Paria !
se i shkëlqen në kokë shapka jo qeçja
në vargje krrokama e shterpësia!
2. I KENI PARË POETET ???
Sipas nje poezie te Agim Doçit
Të strukur qëndronin duke medituar
Duke lexuar shkrimet e censorokuqëve , zagarëve !
Të atyre që përkushtime për Titon kishin shkruar
dhe numronin shumat e honorarëve !
Ata që po t'i nxjerrim në dritën e sëvërtetës
të flasin për shërbimin që i bënin pushtuesit të zi!
S'do të ketë asnjë shije as rrethi i petës
që mblodhi në sofër ëndërrimet ardhmëri !
Ku janë poetët ? Ku janë martirët e ngujuar !
Jusufi poet, Kadriu, Rexhep Elmazi , Avniu... ?,
Sa pak për ta ky popull ka dëgjuar !
se censorokuqët i ngrinë si veriu!
Dhe mbetën nëpër burgje si Adem Demaqi !
Për ta s'pati rikthim në arenën e Letersisë !
Lexoni për Censorokuqët që robëria i kënaqi
I bëri martirët e idealit të sërbosllavisë !
Lexoni veprat e tyre të shkruara për Sfinksin
Do të ndjeni shpirtin e tyre tek jeton në Dedinjë !
Ata e shanë Kosovën që mezi se e ngriste stanin
Për të ushqyer rreth sofrës një turmë fëmijë !
Ata censorokuqët, të sotmit lalashë, Pelushë
Që bëjnë trumbetime liridashese duke mbjell kob!
Kanë harruar se deri dje ishin të përbetuarit mashë
Si Kurvat - në Shesh , u lëvduan pse janë rob!
Ku janë poetët ? Le të pyes ardhmëria !
Përse kaq të ndarë jemi në parim ?
Po del sërish një Zë Horr ! Qorr nga largësia,
me trajta e shpifje , kërkon devijim!
Ndaloni ju shkretanë të policise letrare !
Ju që sollët krrokama dhe anatema për Atdheun!
Sërish doni të mbjellni urrejtje në zemrat mitare ?
Përse unjësohen të duan Skenderbeun!
Ju jeni karakanxhollët e letërsisë mulate !
Ju perëndoni përditë nga ky vend i robëruar !
Për ju drita e vërtetë i shëmbëllen një nate
Se poetët e vërtetë vijnë për të aguar !
3. PO FLET ZËHORR PELUSHI
Po flet zëhorri i përgjumur nga largësia
ai që zagarqe iku kur arriti liria
se e dinin shqiptarët kush ishte qyqari
shkruante përkushtime , hungurinte si gomari !
Ka ndërruar taktikën zëhorri e do të llomotisë
kudo në sipërfaqe poetë do të ngrisë !
Një fjalë se bëri për Rexhep Elmazin e vrarë !
I bënte përkushtime Titos - ky Danjoll zuzar!
Sa vargje bëre për Jusufin Gërvallën , Kadriun ?
Mos shkrove strofa për Naserin , Avniun ?
Jo ! Nuk pate kohë të merresh me poetvarrime !
I frymëzuar për Sfinksin bërë përkushtime!
Mblidhuni Milet ! Mos e humbisni rastin!
Të rikthejmë Zëhorr kalushin - është rast Epokal!
Tek Sheshi i Poezisë të turfullojë Vasko Popi !
- Është martir që kundërmon me vargun Fekal!
Mjafton që e kemi, për të tjerë nuk ka nevojë
I buzëqesh Dedinja i dha grada , për risi!
Çka se e vranë Ymer Elshanin atë pendë fuqi !
Te na rrojë zëhorri që turfullon në largësi !
Ai që me pasportë të Milloshit e theu kaptinën
besëprerqe flet si duhet mbajtur martinën!
Duke parë ëndërra për TriGllavin e Gjevgjelinë
Si Kurvat - në Shesh , na flet për lirinë !
- Telall ! Kthehu e shiko ku mbeti Demaçi ?
Po vargani i poetëve që burgjeve vite la!
Jo! Nuk pate kohë ta bësh një varg hutaçi
se Dedinja honorare përkushtimi të dha!
Ja ! Arriti dita të dalë në shesh qëndresa !
Do të unjësohet gjuha , gjaku, Shqipëria ?
Po del sërish Zë Horr Pelushi - Qorr Dërtëllesa
flet se dje qenka bërë liripoezia!
Ndalu o shkretan i gradave të policise letrare !
Ti i përkushtimeve për Titon që na shtypi !
Kërkon të besojmë : - Poetët patën jetë ?
- Pse kuzhina e Sfinksit gjithkah i shtypi ?
Mbajë gojë zëhorr i shituri - Danjoll !
Ta dijnë surratin, dhe këmbët e gjarpërit të zi !
Edhe pse po shtiresh të mbesish pinjoll -
Varrvdekjen e ke në ButellDedinje Ti!
4. JANË CA PELUSHË...!
Janë ca pelushë që shtihen ilirijana,
fioralba bëhen të valojnë në shtylla
po klithin , vajtonë, çirren se i shava
soj i lalashve që shiten bandilla!
Dërgojnë mesazhe, japin komentime
dhe heshtin e presin , hungurojnë me inatë!
çifligun jeshil e hengrën heret ne agime
tash s'u ka mbetur pos të bëjnë shamatë !
Kanë hapur transhetë , bejnë përcaktime
do të vërshojnë si ujërat që dalin nga puseta
se gjithkund u nisën por ngelen shtërzime
ishin minj hibridë per në epruveta!
U mbaroj afati mbetën mall mellas
soj i langurinave , me erë filokserë !
Ngadalë se do të dalë ndonjë shkas
do t'ua thajë jargët dielli në pranverë ...!
5. KUSH E NJEH ATË KOBNJERI ?!!!
Kush e njeh atë kobnjeri
hitlerian e surrat derr
sillet sikur është i ri
me cinizëm mbjell vrer !
Nuk lë fjalë që është mallkim
mohon vlera , hangarizet !
Vetja e tij është plot mjerim
turfullon po si gjerizet !
I kullon jarga në fytyrë
leshrat si kreshtë prej derrkuci !
Si s'kujtohet se është mynxyrrë
bir' i qenit- llaskuci!
Shtihet se e ka bërë namin
prozator i pordhve të ftohta !
Dhe si qen - lepin sahanin
Zbras e mbush të shpraztat rrota!
Te dal dikund e të marrë pak nam
të shkund morrat që e mbytën!
Tek përdridhet si Tarzan
se të fortë e paska tytën !
Ngadalëdalë o mizantrop !
Mate hapin se të kthen pas !
Ty tendenca të fut në gropë,
Toka tokën shpejt e qas!
Të pushtosh lartësitë e qiellit ,
Bimë e blertë që të dukesh
Mos me duhma - algë fekaljesh,
se s'do t 'arrishë ku të strukesh!!!