Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Ismet Tahiraj

| E enjte, 21.01.2010, 07:00 PM |


Ismet TAHIRAJ
 
BUZQËSHJET FALSO
 
njerëzit buzëqeshin
me brilante kravatë,
Buzëqeshjen njerëzit
e kanë me kamatë.
 
Qeshin me thembër
jo me zemër,
shtiret buzëqeshja
bëhët shemër.
 
Ortaku që  zë udhë
e hirtë buzëqeshja,
bëhët  kurth.
 
Kemi  buzëqeshje të aranzhuar
buzëqeshje falso të dhuruar...
 
KËRPUDHÇE

Kërpudhat dalin
kërpudhçe jetën çojnë.
 
Në  trupin tonë,
mos pastë shtim.
 
Lëngë i tyre
mos qoftë- ashti ynë.
 
Kërpudhçe mbijnë
kërpudhçe sakatojnë...
 
LUMIN  TONË
 
Lumin tonë se merr kush
ta drejtoj nëpër ara,
Lumin tonë, se shtynë kush
bredhave t'u heq -zjarrin
e ndryshkun livadheve.
 
Lumin tonë  çdo kush
e mbushë më bërllok,
e petka të shara...
 
TE KRYQI I POPIT
 (Kryqi i popit, Turiqevc)
 
Ti kryq i vithisur
në udhë të hapur,
të rrah stuhia, lloha
dhe kohërat të rrahin.
 
       Ke mbetur peng
       në dhe të huaj.
 
se fundi ike nga Jeziu
u bëre kryq i thyer, qiellor...