Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Reçaku

| E enjte, 21.01.2010, 08:48 PM |


Halit Bogaj

REÇAKU

11 Vjetori i masakrës


Sa më shumë koha kalon

Tmerrin neve na kujton

Në Reçak në atë janar

U mbush fshati plot llahtar

2

Ramë Shabani dëshmitar

Që të gjitha i ka parë

Por atëherë nga një shpat

Shkoi Vokeri në atë fshat

3

Dhe gënjeshtrat i zbuloi

Që të gjithë i informoi

Foli burri me nxitim

Dhe në botë bëri kushtrim

4

Ata s’ishin - tha ushtarë

Por të gjithë civilë shqiptarë

Beogradi belbëzonte

Edhe dridhej kah tregonte

5

Asaj radhe nuk i shitej

Nga sikleti përpëlitej

Që të gjithë të hutuar

Ishin zënë të befasuar

6

Çka të bënin nuk e dinin

Të nemitur ata rrinin

Se Vokeri shpëtimtar

Informonte botën mbarë

7

Informonte botën mbarë

Se çka bëhej mbi shqiptarë

Shkoi Vokeri N’ Vashington

Ta vajtonte fatin tonë

8

Amerika u gatit

Që për ne të sillte dritë

Që Serbinë ta bombardonte

Agresorin ta ndëshkonte