Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Një bashkim bën një kala

| E enjte, 21.01.2010, 07:44 PM |


Neki Lulaj

Një bashkim bën një kala

Për sa do të shëndrrisin
Alpet Shqiptare 
gjithë do të fluturojnë
shqiponjat mbi male

Gjithmonë do të fluturojnë,
shqiponjat ndër lugje
se janë mësue 
me krisma pushke.

Nga këto troje të bukura
të vjetra shekullore
gjithmonë jehoi
kënga e trimërisë malësore

Jehoi me Lahutë e Qifteli,
për bashkim e unitet
kemi një gjuhë
e kemi një Shtet.

Një rreze e ngrohtë Dielli,
shëndrit mbi një Kala,
rrezon këtë popull
që një shkull, ishte nda.

Helm në zemër,
e frikë në shpirt
do t`u shkaktojmë armiqëve,
kur t`i bashkojmë kufijtë.

Nxënësit në shkollë e në Abetare,
mësuan se kemi një etni kombtare,
do të mësojmë se kemi një Kryeqytet
dje ishim të ndarë ,sot jetojmë në një Shtet!