IBRAHIM RUGOVES
Duke përkujtuar 4 - vjetorin e udhëheqësit Ibrahim Rugova
Atë që askush nuk e shihte,
Ti e pe, ende udhën pa e nisë:
Qiellin e kaltër përtej reve,
Kosovën, në krahët e Lirisë...
Tek shkëmbi i lartë qajnë valët
Era shkon e vjen si e marrë.
Njerëzit, gurët dhe drurët
Kanë ankth, kanë acar.
Zjarrin që të digjte në zemër
Si trim e durove pa ankim.
Deri në shtratin e vdekjes
Me dashurinë fole, i urti Ibrahim.

Të ftohta ditët e këtij Janari,
Të ftohta muret nëpër oda,
Luadhet e malet e Kosovës,
Mbuluar nga ngrica e bora.
Nata harron të largohet,
Shpirti po ikën ca nga ca.
Zemra dhe truri i munduar,
Në duart e natës dhimbjet i la.
Lot i fundit i jetës rrëshqet
Njeriun e Madh paqja mbështjell.
Julia Gjika