Nga Faik Krasniqi
Riformatizim e ka kuptimin e "ripastrimit nga viruset",cilet jane ata viruse?,si u infektuan?,kush ndikoi ne renien e imunitetit te Qeverise?,e cila kerkon tretman per kurim.
Koalicioni aktual PDK-LDK,asnjehere nuk ka qene koalicion, por martese interesi deri ne hakmarrje,per nje interes madhor finalizimi i projektit te pavaresise,bile keshtu e kane arsyetuar te dy partite kete relationship(lidhje) .
Mendoj se ketu ze fill hipokrizia e ketyre dy dinosaureve(PDK-LDK), dhe zgjedhjet lokale treguan se sa ju intereson atyre per interesin e "Shtetit".Ishin ne gjendje te minonin nje proces te tere,bile me shantazhe nga me te ultat deri ne lenien e popullit pa qeveri ,si derivat i muhabeteve te kafehaneve.
Pajtohem me shumicen e qytetareve te Kosoves, qe kryetaren e KQZ-se,Nesrin Lushta, e quajne grua ,e nuk
emertojne me zonje, sepse se ka asnje manir prej zonje qe nga pamja e jashtme,edukata e sjelljes me publik ,dikcioni katastrofal deri te sjellja infantile kur abstenoi ne votim.
Te mos quditemi shume me kete pune te riformatizimit,sepse ketu eshte Kosove,jetojme jete te momentit pa planifikim,votojme lideret ose partite shkaku i simpatise ndaj tyre e jo programin dhe erdhi kush erdhi ne pushtet themi se jane hajna e profitere.
Kryeministri ,si lider i trajnuar me sjellje te korigjuara per opinion vertete nuk ka faj qe deshiron nje shperlarje te tille cerebrale ,sepse ndoshta e ka idene qe pas nje veprimi te tille do te na hiqen vizat per Evrope,sepse edhe ashtu kemi gabuar ne hapa,e edhe nje grusht hi popullit nuk qone peshe shume...
Sa i perket popullit,ai eshte trajnuar per veprime te tilla,eshte si duket me imunitet me te madh se qeveritaret qe po kane nevoje per terapi sforcuese.