JETOI NË KOHË TË GABUAR
(Në njëvjetorin e vdekjes së babës Islam)
Në kohë të gabuar lindi dhe jetoi
Xha Islamin e urtë pakkush e kuptoi
Për mirësitë e tij përmendet edhe sot
Ai s’qe vetëm bujk, por dhe poliglot (1)
Më kujtohet një rast
Kur po ktheheshim nga ara
Kur një veturë e huaj
Na u ndal përpara.
Turisti, më duket, se kërkonte rrugën...
Për Gjilan
Nga targat kuptova se ishte gjerman.
Unë s’mund t’i ndihmoja, s’dija gjermanisht
Qe folni me babën , ia bëra me gisht!
Ai ia nisi bisedës në gjuhën e tyre
Si gjithnjë i thjeshtë ashtu prej natyre
Të huajt u falën dhe u kthyen disa hapa
Sikur të habitur, kthenin kokat prapa!
Shpesh më kujtohet kjo ngjarje , për mu’ e shenuar
Kur ktheheshim nga ara n’shtëpi për t’ pushuar…
Ai jetoi në kohë të gabuar
Por askë s’e bezdiste
Ishte shumë bujar dhe modest
Edhe pse pa shkollë,
Ai pesë gjuhë të huaja i fliste!
__________
1. Njeiru që flet shumë gjuhë
Sami ISLAMI
Londër , 19.01.2010