Idlir Shehu (Dule)
DHIMBJE SHQIPETARE
Gruaja me te zeza
Mbi varrin e bardhe,
Kuja,
Tym qe nxjerr shpirti i vrare.
UDHETIM DREJT MARREZISE
Nice,Tulon,Dizhon,Paris
Rruge,bulevarde,sheshe aveny
Gjithcka ngeli e vdekur e pa emer
U treten dhe zune vend ne kujtesen time,
Si femije qe vdesin ne lindje.
PA TITULL
Pemban dhimbjen nen gjuhe
Dhe shpirti del dhembesh si mish i grire
VETMI
Ngrita koken lart
Drejt hijes sime te ndjere,
Aty s’gjeta gje
Vec skeletit.
Ti s’ke ku te ulesh
Ne prehrin tim,bige,
Qe femij vras zogjte.
E tani si zog kam mbetur
Ne telat e telefonit
Ku komunikojne kohet e mia
TE VEGJEL E TE MEDHENJ
Te vegjlit kur s’kane c’te bejne,
Marrin te medhenjte neper goje.
Te medhenjte dhe kur s’duan,
Pertypin te vegjel.
***
E shtrydha mendimin deri ne grisje,
pastaj e hapa,
Ti s’ishe aty.
Sa keq,
Ate uje qe ka ngelur s’di si ta heq.
REFUGJATE
Ata na quanin te rreme,
Emra te rreme,
Vende te rreme,
Gjithcka e rreme,
E ne vetedijen tone ne ishim,
Pjella te nje kohe te rreme.
***
I hoqen emrat,
Nga kujtesa burokratesh,
Te zhytura ne sirtare,
Letra te zverdhura nga dylli I vesheve.
Hyne ne kujtesa nenash,
Me emra te rreme,
Te ndjekur pas nga vende te larget
Dhe hija e dashurise,
Malli.