Ylli M. Dilo
PARA O. K. B
Para sheshit te godines
Flamuret gjithe ne radhe
Hedh shikimin e veshtroj
Njeri me duket me i larte
Ne nje cope te kuqe flake
Nje shqiponje me dy krere
Hapur krahet per fluturim
Qiellin kerkon te zere
Une qendroj i pa levizur
Dridhem nga emocioni
Flladi flamujte valvit
Njerezit lule vendosin
Bravo, qofshi te lumtur
Ju qe flamujte nderoni
Cdo flamur qe lart valvitet
Eshte simbol i nje kombi
Keto fjale pa kuptuar
Zemra nga buzet i nxorri
Prane erdhen dy femije
Folen : xhaxhi eshte toni
Te gezuar sa s’pershkruhet
Ne te tre bijte shqiptare
Shternguar me njeri-tjetrin
Kenduam Hymnin Kombetar
NDERIM MARTIREVE
Peruluni njerez perpara martireve
Ata me gjakun e tyre shkruan historine
Nga lartesite e maleve flasin per lirine
Diviza e tyre :
Shqiptare te lire ne Shqiperine e lire !
Dielli qe lind ne Atdheun tim
Shihni sa bukur ndricon piedestalet
Mbi ‘to kerkohen statuja martiresh
Qe atdhetarizmi si vigan te ringjallet
Vini gure ne themelet e keshtjelles re
Mbeshtetur ne token Ilire,Dardane
Lavdi shqiponjave qe s’ndalin fluturimin
Kur cikloni me bore mbulon fusha dhe male
Degjoni zerin e femijes qe lind
Eshte thirrje qe vjen nga lashtesia
Se Zoti vete e tha me goje
Sa te jete jeta do rroje dhe Shqiperia
Ngjituni ne maje te Tomorrit
Atje ku Zoti ka selite e tija
Ne Tabet* apo Sauk *
Bashke me Zotin flet historia
Historia e popullit tim te lashte
Mbrujtur me toke dhe eshtra martiresh
Te ruajme te shenjte amanetin e tyre
Dhe si granit keshtjella jone do te ngrihet
Hidhni syte mbi shekujt qe kaluan
Mbi keta te fundit mijevjecare
Krenar ju vehten do ta ndjeni
Per pasurine,dinjitetin qe te paret na lane.
“Atdheu lartesohet nga hiri i te reneve”
Ka thene nje francez i degjuar
“ Shqiperia c’ka qene,c’eshte e c’do te behet”
Testament qe Frasherllijte na lane te shkruar
Jemi te gjithe bij te nje Nene
Sterniper te Gjergjit me fame
Me bukur shkelqen vendi pas shterngatash
Kur fryhen lumenjte
Kalbesirat i nxjerrin ne ane
Shterngojme fort duart me njeri tjetrin
Dhe krijojme te pakeputeshmin gjerdan
Ta ngreme me lart flamurin e Skenderit
Ta mbame me nder emrin Shqiptar
*Tabet (Vend ne Llapashtice te Kosoves ku eshte ngritur monumenti
qe perjeteson nje nga betejat historike te kombit tone per liri )
*Sauk (Koder ne afersi te Tiranes ku prehen Deshmoret e Kombit )
LEBERIT
Ata u mblodhen koke me koke
Dhe gjithe bashke kendonin
Njeri ja mirrte ,tjetri ja kthente
Te tjeret me iso shoqeronin
Fustanella ,qeleshe bardhe
Mbi supe hedhur sharkun e zi
Kala e lashte ,bedena nxire
Kish marre tjeter bukuri
Kendonin nje kenge te lashte
Per trimat kordhetare
Qe vajten ne lufte e s’u kthyen
U bene tmerr per dushmane
Jonet percillnin kengen e tyre
Ne male,fusha dhe gjithesi
Poeti pyeste kompozitorin
Ke degjuar me te bukur simfoni ?
O KALIMTAR
O kalimtar ti brezave u thuaj
Ne vdiqem sipas nderit
Dhe beses shqiptare
Epigram shkruar mbi guret
Te vendosur ne ata varre
Nen’ata gure themelet e kombit
Si shkemb graniti te forta jane
Ndaj ereat e terbuara qe fryjne
S’e luajne nga vendi kalane
Te tille shkrim lexova ne Sparte
Ne faqen e shkembit ne lugine
Atje ku Leonidha me te treqintet
Me jeten e tyre shkruan historine
Spartanet i perkasin lashtesise
Diloiada kohrave moderrne
O kalimtar ti brezave u thuaj
Ne glob gjithnje do kete ylbere
LENDIN’ E MALLEKUAR
Maro vajze e parritur
Maro ti moj Marine
Vajte te percillnje burrin
Edhe mbete ne lendine
Koka prapa ty te mbeti
Lotet si rreke nga syte
Maro hajde flisnin shoqet
Zeri te mbeti ne gryke
Ikni se po laj shamine
Ikni mos me prisni mua
Marua lante shamine
Here me lot e here ne krua
Marua mbeti ne lendine
Iken shoqet e s’e pritne
“ Flokeverdha terndeline
Moj Maro moj Marine”
Ne lendinen e mallkuar
Ku nuk mbijne lule e bari
Ngurtesuar ne nje shkemb
Nusja pret te kthehet djali
* * *
Mbeshtetur tek ai shkemb
Babai dhe nen’ e gjore
Rrine e presin dit’ e nate
Pyesin zogjte qe fluturojne
Mos pate djalin e nusen
Mos dini valle kur vine
Iken dhe vetem na lane
Na shkretuane shtepine
Moren rrugen e mergimit
Sapo ishen te martuar
Po kerkojne lumturine
Larg vatres,ne vend te huaj
Ah lendin’e mallekuar
Ogurseze ti ne shekuj
Maron e ktheve ne skemb
Dy pleqve lotin pa tretur
C’kulu ti nga trojet tona
Nuk te duam,nuk je jona
Ne vend’ tend do ndertojme
Per femijte cerdhe,shkolla
Dhe shkembin qe ke ne ane
Do ta gdhendim sklupture
Flokeverdhen terndeline
Maron qe s’do vdesi kurre
BALOS
Pa me thuaj balo trim
Ti qe me ruan kopene
A ndjeve ndonjehere frike
Kur uqerit lukuni t’u derdhe?
Kur bente ciklon i forte
Binte shi e frynte ere
Te hapja deren e kasolles
Por ti s’erdhe asnjehere
I vinje verdalle kopese
Lehje me zerin e rende
I gatshem per t’u perleshur
Kurre syri s’ta beri terr
Dhe kur nata ish larguar
Dita zbardhte kudo vende
Flinje gjume veshengritur
Ku kishem vedrat dhe gjene
Ti me ndjenje qe nga larg
Kur afrohesha tek stani
Ngriheshe e tundje bishtin
Une te ledhatoja ballin
Balo ,miku im i mire
Gjoks’ gjere syte plot drite
Mbeshtjelle te dy me nje shark
Ruanim ne bagetite
Ato qenie te uruara
Hanin majezen e barit
Une mirrja culen dyare
Me jone e mbushja ajrin
Balo trimi,balo miku
Hajde mor te keqen vllai
Sklupture ty un’te bera
Ne krraben qe ne dore mbaj
VALLJA E CIGANEVE
(Per neve jane rruget e pashtruara’
pluhuri,pyjet dhe shkembejte.Jemi
popull gjithnje ne ecje,ne kerkim te fatit.
Shtepite dhe oxhaket per te tjeret jane)
Ibsen,(Brand)
Ne rruge karvani
Nje jete te tere
Perpara gomare
Me placka dhe gjene
Ngarkuare mire
Cadere ,mbulesa
Tenxhere,kusi
Kanistra dhe defa
Nga pas ciganet
Para kohe plakur
Grate plot stoli
Femijte kembe zbathur
Vajzat te bukura
Me shami ne koke
Qendisur ne to
Lule edhe zogj
I lodhur karvani
Ndalon prane burimit
Te gjithe freskohen
Me ujin kristal
Nje cigan i vogel
Ne duar qenin mban
Dhe qeni kelysh
Si princ ne pekule
Ne duart e djalit
Plot gezim e nure
Atje ne lendine
Ne lisin degegjere
I varin hejbete
Kanistra ,tenxhere
Ne duar daullet
Nisin i qellojne
Te rijte ezmere
Dhe ndizen gjakrat
Ne valle vajzat ftojne
Cigania pa turp
I shkel syne djalit
Dhe e provokon
Me gjoksin zberthyer
E fton te kafshoje
Fruten e ndaluar
Te pije nga burimet
Uje te bekuar
Shih pamje magjike
Skluptura te rralla
Cigane te bukura
Si nimfa ne perralla
Kercejne ciganet
Te ciltra,te lira
Shikoni c’hare
Na paska lendina
Te lehta si pupla
Te bukura si zana
Nje jete nomade
Nje jete ne perralla
Dine vetem nga vine
Ku vene nuk dine
Ne kusite e pastra
Pak dhalle e shellire
Sot jane ketu
Neser ne vend tjeter
Me vehte daullet
Dhe vallen ne shekuj
Ciganet nje popull
Gjithmone ne rruge
Me djepe ne krahe
Asnjehere qivure
S’i pashe njehere
Te qanin ne varre
Gjithnje kembezbathur
Por,perhere ne valle
Shume here te pasur,
Mbreter,dijetare
Ne weekend dalin
Jetojne si cigane
Larg nga pallatet,
Oxhaqet,ndricimi
A ka shampanje
Me te shtrenjte
Se uji i burimit
A ka jete me te mire
Se jeta cigane
Gjithmone ne ecje
Gjithmone ne valle
TE DUA PRANE
Lamtumire nuk te them
Ti s’ke per te ikur kurre
Vitet s’kane rendesi
Prane te kam perhere une
Lamtumira s’eshte e mire
Ajo brenda ndarjen ka
Gjithnje pas saj vjen trishtimi
Ndaj dhe buza nuk e tha
Shoh lotin qe zbret nga syri
Doren qe me nuk shterngon
Une po mbledh manushaqe
Do ti thur per ty kurore
Me pranveren e perjeteshme
Do zhduk lamtumiren acar
Degjo zerin tim te forte
Gjithmone te dua prane!
ARIU ROJE
Njehere nje njeri i mire
Kish zgjedhur roje arine
Dhe ariu shume besnik
E ruante nga cdo rrezik
S’lejonte besnik ariu
Te zotin t’ja shqetesonin
Ndiqte e nxirrte perjashta
Dhe mizat qe fluturonin
Dite vere ish’ahere
Vapa nuk kish te treguar
Njeriu bashke me ariun
Nen nje lis kishen qendruar
Lodhur shume nga pikniku
Njeriu po flinte gjume
Por nje mize e mallekuar
Mbi balle vajti dhe ju ul
S’e linte qete te ngratin
Te qetesohej nen hije
Ariu si besnik qe ishte
Vendosi mizen ta vriste
Me nje cope shkembi
Mizen mire e shenoi
Dhe me sa fuqi qe pati
Shkembin mbi te e leshoi
Vrau mizen dhe njeriun
Me gurin qe i qelloi
Por si koketrashe qe ishte
C’fare beri s’e kuptoi
E humbi jeten njeriu
Se zgjodhi roje arine
Ariu ishte i gezuar
Te zotin e ruante mire