Neki Lulaj
JUSUFIT BARDHIT DHE KADRIUT
(tre martirve të Untergruppenbahut)
Hijët e rënda të trathetisë
ju ndiqnin pas,
O,Jusuf e Bardh Gërvalla,
nuk i pa as Kadri Zeka,
ata mëkatar ,lubija të natës.!
Syt ndoshta nuk ju ban dritë,
se dritën ja kishte marrë roberija
për Kosovën duke bërë plane
se si te fitohet Pavarësija.
Kënga e juaj e filluar në trio,
në pentagram e këputur zvarrë
pret kitarja e vjetruar
luftëtaret këngës me ja marrë.
Fjala e juaj shpoi edhe gurin ,
vendosmërija e juaj ngriti flamurin,
nuk ka bajraqe ndër bashkatdhetar
të punojmë bashkë se jemi shqiptar.
Puna e juaj prej patriotesh,,
bashkoi shqiptaret rreth një flamuri,
por trathetija dhe zilija, ju privoi nga jetësija. .
Lot kristali lëshoi janari,
lot dhembje e mallengjimi mbi Kosovë.
Nëna Aishe, me zemër stralli
për bijt e mi tha nuk do të derdhi lot.
Zemra e Aishës, si një shkemb stralli
denëste në heshtje pë tre deshmor
Por u jepte zemër bashkatdhetarëve
Se kjo na ndodhë,biro do të na ndodhë.