Kasam Shaqirvela
FLAKA E YJEVE
(Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit)
Flaka është ndezur kaherë
Në janar bën të ftohtë, acar?
Palca të ngrin prej shikimeve
Të akullta e të njelmëta zeher!
Ashti im mbin edhe në janar
Edhe pse dallëndyshe s’ka tani
Lulebora akoma nuk ka çelë
Bilbili e kërkon që t’i marrë erë
Veçse korbat krrokasin nëpër çati
Kërkojnë ashtin për ta sqepitur
Thuan që ata e parandjejnë kohën
Sikurse njerëzit me shpirt të shitur
Por, yjet e bardhë flakë lëshojnë
Atëherë kur bien për tu ngritur
N’panteonin e kombit të vet pushojnë
Në qiellin e tij të shndritur
Yjet nuk vdesin porse lindin !
E kur lindin nuk shuhen më kurrë
Ata nuk vdesin edhe kur vriten
Por bëhen emblemë në flamur
Dalëndyshet arrijnë më vonë
Në pranverë, kur s’ka më acar?!
Dhe Kënga e Bilbilit bëhet jehonë
Hymn në panteonin kombëtar!!!