Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Julia Gjika: Apokalipsi në Haiti

| E hene, 18.01.2010, 05:49 PM |


APOKALIPSI NE HAITI
 

U venit drit’ e diellit.

Të dashuruarit e humbën kujtesën.

Parqet ku përtëriheshin nga aroma e puthjeve

u kthyen në pellgje lotësh.

Nëpër rrugët e Haitit

qindra e mijra humbën njëri tjetrin.

Vetëm ti  vdekje e shpenguar,

jo me kosën e vjetër në krahë,

jo më plaka gërmuqe  e përallës,

shkon e vjen më e shpejtë se era.

Shkon ku janë  mëngjese të qeta,

t’i ndryshosh,

me terror, tsuname, tërmete.

Pardje në New York,

Dje në Indonezi

sot Apokalips në Haiti.

Xheloze, e  fuqishme

Për disa minuta përpin kolosë

Jo një e dy

Por mijra e mijra.

Egzistenca jote sa e pamëshirshme,

sa e rrezikshme!

As e re, as e vjetër në këtë botë,

Hej, vdekje

Pse u bëre  e jashtligjshme?

 
Julia Gjika
15 Janar 2010