Me dhimbje te madhe sapo mesuam lajmin per vdekjen e zonjes se nderuar Pandora Dedja nje mike e shume shqiptareve. Ajo nderroi jete me 13 Janar, 2010 duke i dhene lamtumiren femijeve te saj, niperve, mbesave si dhe miqve te panumert.
Ajo ishte nje intelektuale e mirenjohur per kontributin e saj ne fushen e edukimit, te arsimit dhe te bamiresise. Ajo ishte jo vetem nje bashkeshorte shembullore, por dhe nje bashkepunetore e ngushte e prof.Bedri Dedes.
Prof.Bedri Dedja ishte me fat qe ne krah kishte nje grua teper inteligjente dhe te bukur Zonjen Pandora Dedja, ku me elegancen e veshjes, dhe vecanerisht krehja e bukur e flokeve me kishte lene mbresa te pashlyeshme si nje studente e tyre per nje kohe te gjate ne Universitet.
Znj.Dedja dallohej mbi te gjitha per shpirtin e bukur dhe te ndjeshem te gruas.
Ja c’shkruan Ferhat Cakaj ne lidhje me humanizmin e saj:
Ata të dy
Në vitet ’50, veç nesh që vinim nga shtëpitë e fëmijës, kishte edhe studentë të tjerë pa të ardhura. Njëri nga këta ishte shoku ynë T., një djalë i urtë, fjalëmbël, tepër i zgjuar, por i varfër. Në pushimet mes leksioneve ai nuk dilte nga salla. Qëndronte në karrige dhe diç katranoste vazhdimisht nëpër fletoret e shënimeve. Arsyeja e vërtetë ishte se me gjithë arrnimet, të vetmet pantallona ishin ngrënë në të dy gjunjët dhe s’mbanin më. I vinte turp të dilte mes shokësh dhe kishte gjetur mënyrën e tij për të marrë leksionet rregullisht. Por aty ishte edhe një sy vëzhgues që kishte kuptuar gjithçka - Pandora, nusja e re e Prof. Bedriut. Ajo, e tronditur kishte marrë leje dhe kishte shkuar te profesori për të marrë një palë pantallona të tij.
Në pushimet mes leksioneve, ndërsa salla u boshatis, atje ndodhej vetëm T. Pandora kishte hyrë dhe ia kishte lënë dhuratën mbi fletoret e shënimeve. « I ke dhuratë nga Bedriu » - i kishte thënë. « Vishi që tani… » dhe ishte larguar pa u vënë re.
E gjithë kjo histori erdhi tek ne në formën e një theshethemnaje. Askush asnjëherë, as Profesorit, as Pandorës, as shokut tonë T. nuk ia zumë në gojë një gjë të tillë, për ta mësuar në detaje të vërtetën. Por pantallonat ne i njihnim mirë. Atë kohë Shqipëria ishte vërtet shumë e varfër dhe veç atyre të shtëpisë së fëmijës, kishte mijëra të tjerë, tepër të varfër që ndiqnin studimet dhe ndjenin pranë shpirtin e madh dhe dashurinë njerëzore të Bedriut dhe Pandorës.
Ju shprehim ngushellimet tona femijeve te saj dhe iu jemi prane ne keto momente kaq te veshtira.
Iu prefte shpirti ne Paqe!
Kozeta dhe Qemal Zylo , New York