Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka

| E diele, 17.01.2010, 05:59 PM |


Halit Bogaj

VËLLEZËRIT GËRVALLA DHE KADRI ZEKA


Kur na  vjen çdo janar

Në të ftohtë e në acar

E kujtojmë Jusifin trim

Për të kemi mallëngjim

2

Në Evropë u nis një ditë

Për t’i sjellur vendit dritë

Botën mbarë e informonte

Se ky popull liri donte

3

Jo më shumë se për të tjerë

Kishte thënë trimi njëherë

Për Kosovën Republikë

Çonte fjalë në Amerikë

4

Ishin mbledhur shumë qyqarë

Tre djelmloosha për t’i vrarë

Dhe një ditë në Gjermani

Përgatitën një pusi

5

Në Kosovë plot trishtim

Erdhi lajmi me nxitim

Më 17 në atë janar

Na u vranë tre shqiptarë

6

Erdhi lajmi në atdhe

U mbush qilli plot me re

Për Kosovë e për liri

Thellë kanë hyrë në përjetësi