Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Gashi: Kur vritet mësuesi / Ilirida po thërret

| E diele, 17.01.2010, 05:46 PM |


Agim Gashi
Busti i mësuesit Halit Geci
Busti i mësuesit Halit Geci
KUR VRITET MËSUESI

(Kushtuar mësuesit Halit Gecit)

Kur vritet mësuesi,
Rrëzës Qyqavicës,
Nxjerr tytën nga mali,
Pushkë e Shotë Galicës.

Kur vritet mësuesi,
Për nder të Atdheut,
Mbin mbi Dhaskal Todhrin,
Shpatë e Skënderbeut.

Kur godasin mësuesin,
Duar gjakatare,
Djemte e UÇK-së
Bëhen Abetare.

Kur vritet mësuesi
Për një pëllëmbë fushe,
Shkronjat n´Abetare
Marrin ngjyrë të kuqe.

Kur vritet mësuesi
Për dritë të lirisë,
Djemtë e UÇK-së
Marshojnë Arbërisë.

1997

Agim Gashi
Xhem Hasa (Gostivari) dhe Mefaili i Vogel nga Kërçova
Xhem Hasa (Gostivari) dhe Mefaili i Vogel nga Kërçova
Ilirida po therret

I
Ç´janë këto krisma n´Karadak,
Prap shqiptari po derdh gjak,
Çështë kjo flakë që i shkon Sharrit,
Po thërret Nuri i Xhem Gostivarit.

Paska dal kqyr kah Drenica,
Ku të kam o Azem Galica,
Ku të kam o Adem Jashari,
Prap në luftë Ju kërkon Sharri.

II
Ç´janë këto turma me gra e fëmijë,
Nanë Kosovës ia kane mësy,
Karavane me pleq e plaka,
A mos vall përsëritet Bllaca?

Hasmi i vjeter nuk pushon,
Dhe as qimen nuk e ndrron,
Ashtë ky sllavi që s´bahet tjetër,
Don me zhbi nji popull t´vjeter.

III
Prandaj sot në Iliridë,
Djemt e shqipës kanë zanë pritë,
Istikamet i forcojnë,
Amanetin n´vend e qojnë.

Për liri e për Atdhe,
E bajnë vdekjen si me le,
Se janë msue këto troje t´mija,
Veq me gjak me ardhë LIRIA.
(Botuar në "Doruntina")

Düren,16.06.01