 |
Fejzulla Duraku |
Fejzulla Duraku
GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBEU
Kur do zoti, bën mëshirë
T'mos na len' në errësirë,
Kryetrim Ai dërgon
Shqipërinë ta shpëton.
Kur u ngris e kur u errë
Natën vonë që gasterrë,
Dhe mileti pret me ardhë
Nga Nishi kalorësin e bardhë.
S'pandehu ferman e rremë!
Se Skënderin dot' e zinte gjemë.
Kur po ngrisej më qielli
Hëna perëndonte, lindej dielli.
Lart né Krujé ndrit pishtarë;
Shej u bën' trimave kordhëtarë,
Skënderi kështjellën pushton
Edhe turqit i dëbon.
Ogllu Oman bej i mbretit,
Zemërgaz e gazepit!
Dhe për hir të dovletit
Kërkon shpëtim dor's miletit?
Në luftë kërkon mëshirë
Të ikën me tynxirë,
Po Hamzai sy patrembur
Në Ushtë kokën shembur.
Ç'gënjeu rrot' e fatit,
Askerin e sulltan Muratit!
Tre herë thundra rrahë në prak
Që Dovleti ra në lak.
Nga të shumtit i lenka gjallë,
Që sulltanit t'i çojnë fjalë.
Rrob'n e turkut po të xhvesh,
Plis'n e bardh, tirq të zi mvesh,
Shpat'n e rënd brezit ngjesh.
-Është koha-tha-për t'u qesh.
Kas ngritej prej dheut
Kal' i bardhë i Skëndërbeut,
Që në fre s'mbahet dot'
Veçë Gjergjit ësht' e kot'.
Që me natë po valon
Gjysmëhëna po fundron,
Në mëngjes e kuqe rrezë
Dykrenare shkab e zezë.
Skënderi siç e ka zakon;
Me ngadalëz e gjykon,
Në ç'do punë urdhëron,
Po i pari at' zbaton.
Veç pluhuri u ngrit pre dheut!
Nga kal' i bardhë i Skënderbeut,
Shqiponja fluturoj përtej viseve
Në Lezhë bëri bashkimin e fiseve.
Autor: Fejzulla Duraku
Vepra: Gershetat e Amshimit