Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Fjala e keqe

| E premte, 15.01.2010, 09:47 PM |


Halit Bogaj

FJALA E KEQE

I ra malit dhe e ndau

I ra gurit dhe e çau

I ra lumit dhe e shterri

I ra shpirtit dhe e therri

2

I ra botës tejpërtej

Shkretëronte gjithandej

Dhe kur hyri te njeriu

Mbarë fytyrën ia nxiu

3

Mbretëron ajo gjithkund

Në qytet e në katund

Nëpër fusha nëpër male

Nëpër lule me petale

4

Është e hidhur pa mëshirë

Kur e themi me dëshirë

Kur shqiptohet me tërbim

Dhe kur thuhet me nxitim

5

Armiqësinë e prodhon

Nëpër vise ku shtegëton

Fjala e keqe është mallkim

Për liri e për njerëzim